Besa ngadalëson arratisjen e Tiranës
Frenohet arratisja e Tiranës. Është Besa e Ilir Dajës ajo që e ka bllokuar Tiranën në "Qemal Stafa". Një takim i ndezur nga minuta e parë deri në të fundit, ku të dyja skuadrat e kanë kërkuar me ngulm fitoren, por në fund të 90 minutave i janë dorëzuar fatit: një barazim 1-1, që i bën të ndajnë nga një pikë mes tyre. Minutat e para flasin për Tiranën, e cila demonstron qartë ambiciet e saj për ta fituar këtë takim. Bardheblutë nxjerrin në pah një organizim të mirë dhe krijojnë një volum të madh loje, i cili arrin te porta kundërshtare falë manovrimeve nga të dyja krahët, por pasaktësitë e sulmuesve Memelli e Xhafaj dhe mesfushorëve Muzaka e Devolli, bënë që goli të mungojë. Ndërsa Besa mundohet të jetë e kujdesshme në mbrojtje dhe synon më shumë të godasë kundërshtarin me anë të kundërsulmeve të shpejta. Pikërisht nga një kundërsulm i tillë vjen edhe goli i avantazhit për kavajasit: Në minutën e 17-të, Sakaj harkon një top të bukur nga e djathta e sulmit dhe Mancaku (krejtësisht i pambuluar) ka gjetur golin e avantazhit me një goditje me kokë. Tirana reagon me një kros të Agollit për Memellin, gjuajtja e të cilit është bllokuar nga portieri Zendeli. Bardheblutë bien shpeshherë në grackën "pozicion jashtë loje" të verdhezinjve kavajas, që amortizon kështu sulmet e vendasve. Në mesfushë luhet një lojë luftarake. Bardheblutë kanë epërsi edhe falë kualiteteve të shumta të përqendruar në këtë repart. Kryeqytetasit ndërtojnë shumë aksione, por e kanë të vështirë të çajnë mbrojtjen kavajase dhe të mposhtin portierin Zendeli. Tirana në kërkim të golit të barazimit lë shumë hapësira prapa dhe rrezikon të ndëshkohet me golin e dytë. Pikërisht në minutën e 41, një mundësi të artë e kishte Progni, i cili kalon me lehtësi mbrojtjen e bardhebluve, shmang edhe portierin Nallbani, por në momentin kur do të shënjestronte portën e boshatisur, është bllokuar nga një mbrojtës kundërshtar. Në minutën e 45 është Sefa ai që provon të ndryshojë rezultatin, por gjuajtja e tij është ndalur nga traversa e portierit Zendeli. Edhe pjesa e dytë dhuron mjaft tensione dhe emocione. Një tjetër mundësi e artë është shpërdoruar nga kavajasit në pjesën e dytë me anë të Halitit. Ndërsa Tirana vazhdon ritualin e saj, krijon mjaft raste për shënim, por, pas shumë minutash këmbëngulje, vjen edhe goli i barazimit me anë të Jetmir Sefës në të 62-in. Asnjëra nga skuadrat nuk është e kënaqur me këtë barazim dhe duelet luftarake bëhen një refren i lojës, ashtu sikurse edhe rastet e humbura. Dhjetë minutat e fundit Besa është e detyruar të luajë me 10 lojtarë, pasi Progni lë fushën e lojës pas një kartoni të kuq (rezultat i dy kartonëve të verdhë). Loja vazhdon e ndezur deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit (pas 4 minutash shtesë), por asgjë nuk ndryshon. Ky është barazimi i tretë radhazi i Tiranës në 7 ditë (0-0 me Shkumbinin, 1-1 me Tërbunin në Kupën e Shqipërisë dhe 1-1 mbrëmë ndaj Besës).
SUPERIORE
NDESHJET
Partizani - Shkumbini 0-2
Rizvanolli 31‘, Nora 52‘
Vllaznia - Elbasani 2-0
Sinani 16‘, Dhëmbi 58‘
Flamurtari - Bylis 0-0
Apolonia - Dinamo 0-2
Sefa 13‘, Poçi 50
Sot
Lushnja - Teuta 1-1
Bubeqi 7‘ / Hysa 58‘
Tirana - Besa 1-1
17‘ Mancaku / Sefa 62‘
KLASIFIKIMI
N P
1. Tirana 9 19
2. Dinamo 9 16
3. Shkumbini 9 15
4. Vllaznia 9 15
5. Besa 9 15
6. Teuta 9 13
7. Elbasani 9 12
8. Flamurtari 9 11
9. Bylis 9 9
10. Apolonia 9 8
11. Lushnja 9 7
12. Partizani 9 5
SUPERIORE
NDESHJET
Partizani - Shkumbini 0-2
Rizvanolli 31‘, Nora 52‘
Vllaznia - Elbasani 2-0
Sinani 16‘, Dhëmbi 58‘
Flamurtari - Bylis 0-0
Apolonia - Dinamo 0-2
Sefa 13‘, Poçi 50
Sot
Lushnja - Teuta 1-1
Bubeqi 7‘ / Hysa 58‘
Tirana - Besa 1-1
17‘ Mancaku / Sefa 62‘
KLASIFIKIMI
N P
1. Tirana 9 19
2. Dinamo 9 16
3. Shkumbini 9 15
4. Vllaznia 9 15
5. Besa 9 15
6. Teuta 9 13
7. Elbasani 9 12
8. Flamurtari 9 11
9. Bylis 9 9
10. Apolonia 9 8
11. Lushnja 9 7
12. Partizani 9 5