Fazliç, ‘Rasputini‘ i oborrit shqiptar
Të gjithë e dimë dhe e kemi lexuar historinë tragji-komike të Romanovëve rusë, të carëve të gjithëpushtetshëm, veçanërisht të Car Nikollës II, kur një muzhik nga Pokrovskoje e thellë e Siberisë, një horr-horri, i hurit dhe i litarit, arriti të bëhej një nga figurat kryesore në pallatin e Carit, e me fuqinë e tij, natën flinte me careshën dhe princeshat e tjera dhe ditën hiqte e ndërronte ministra e kryeministra. Rusia, në atë kohë u mbulua me turp, që ende s‘e kanë larë as shekujt, përderisa kjo histori proverbiale, e denjë për t‘u përjetësuar, vazhdon të frymëzojë artistë e shkrimtarë për vepra të nivelit botëror që qarkullojnë në të gjithë globin.
Por ndërsa gjetkë muza artistike bën sajesa Romanovësh, në qiellin e turbullt shqiptar, ai u shfaq një ditë të bukur tetori me fytyrën e tij të vërtetë, të plotë dhe të pakundërshtueshme. Vetëm me një ndryshim të vogël në planin fizik: ndërsa Rasputini rus, veç tramballëqeve e karagjozllëqeve, natyra i kish falur bukurinë, me ata sytë xixëllues dhe mjekrën pis të zezë, karakteristike të muzhikëve të stepave, ky yni ishte, për fat të keq, një "palluqe ballkanike", sidoqoftë i zgjuar, që duke gjetur shesh bëri si diti përshesh, në një vend të varfër e të rrëgjuar, të drejtuar nga Romanovë syleshë.
Edhe sikur film artistik, me regjisorë të shquar të ishte bërë, nuk do të ishte realizuar përsosmërisht ajo skenë aq fatkeqe komike, që japin vazhdimisht televizionet tona, ku përballë Kryeministrit dhe ministrave më të rëndësishëm të këtij vendi rri kokorroç një Rasputin i kohëve tona me emrin Fazliç.
Nuk do të kisha shkruar, se boll është shkruar e folur për Romanovin tonë, Fazliçin, po të mos kisha dëgjuar zellin, me të cilin e mbrojti ministri ynë i Jashtëm, Lulzim Basha, në një emision televiziv. Epo akoma vazhdojnë këta, -thashë me vete, -në vend të ulin kokën për këtë turp që s‘ka kandar ta ngrejë e ta lënë këtë gjë aty ku ishte, vazhdojnë t‘u japin shqiptarëve të hanë sapunin e Rrogozhinës, që e njohin mirë, për djathë Evrope! Mirë që e hëngrën vetë, por kërkojnë të na e japin edhe ne. Dhe në një farë mënyre na e kanë dhënë!
Ta mbajmë me shëndet këtë mostër dhe këtë turp, i cili, veç Rasputinit, më kujton xhambazët arixhinj të Bilishtit, të shkathët e të zgjuar, të cilët kur vinin në anët tona, me atë aftësinë e çuditshme hipnotizuese arrinin që gomarin sakat me tri këmbë të një kushëriri t‘ia linin në derë kushëririt tjetër, që i ndante vetëm një gardh, megjithëse derëmbylluri e dinte ç‘gomar ishte, se i pëlliste shtatë herë në ditë nën penxhere.
Xhambasllëqe shtetërore! Dhe Kryeministri ynë as skuqet as zverdhet nga ato. Madje, thotë se "e kam Fazliçin mik shtëpie", kërkon ta nxjerrë edhe jashtë oborrit qeveritar, të na e sjellë edhe neve. Jo! Jo! Ia kemi falur, le ta mbajë për vete! T‘i rrojë! Vetëm mos e dhëntë Zoti që ky mik kokë, këmbë e thonj Rasputin, të kishte huqin e muzhikut rus, që e zbrazte në darkë në shtrat në shtëpi dhe tymi i dilte të nesërmen në qeveri.