Republika e shtate e krimit
Ditën e shtunë, një gazetë e kryeqytetit, nga ato që drejtohen me mesazhe nga kryebashkiaku Rama, i kushtonte plot tre faqe (dhe faqet e para) problemit të municioneve të vjetra dhe rrezikut që paraqesin ato për sigurinë e qytetarëve. Konkluzioni i plot tre gazetarëve, që kishin mbushur plot tre faqet në fjalë, ishte me pak fjalë ky: Shqipëria noton në një det me municione të vjetra, për rrjedhojë në të ardhmen mund të priten edhe Gërdece të tjerë!
Pra, kështu. Në një kohë kur SHBA e kanë futur çështjen e Gërdecit në listën e krimeve me sfond mafioz, dhe për këtë i kanë bërë të qartë qeverisë shqiptare se Gërdeci i 15 marsit duhet të zbardhet sa më shpejt e deri në fund, dhe përgjegjësit, cilitdo qofshin ata, duhet të vihen përpara drejtësisë. Në një kohë kur BE ka hartuar Raportin e radhës të Progresit, në të cilin tragjedia e Gërdecit dhe shpërndarja e hijeve që mbulojnë atë, trajtohet as më shumë e as më pak se si një standard, si një provë e pjekurisë së institucioneve dhe e vullnetit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si një ‘conditio sine qua non‘ në vështrim të integrimit të Shqipërisë në NATO e në BE. Pikërisht në këtë kohë, gazeta që hartohet me mesazhet nokturne të kryebashkiakut Rama, i mëshon versionit që prej muajsh Kryeministri Berisha po mundohet të afirmojë: Gërdeci ishte një "aksident teknologjik". Pikërisht kështu, "aksident teknologjik" quhej Gërdeci deri para katër javësh edhe në faqen e internetit të Kryeministrisë. Por, pas deklaratave të ashpra të ndërkombëtarëve këto kohët e fundit dhe trajtimit nga ana e tyre të "çështjes Gërdeci" si nyjën Gordiane të politikës shqiptare, dikush u kujtua se nuk ishte më koha të bëje rolin e shejtan-budallait. Dhe e fshiu nga interneti versionin kryeministror të tragjedisë. E pikërisht tani… gazeta e kryebashkiakut artikulon sende, që as Berisha nuk guxon të artikulojë më.
Përbën tashmë një rregull, jo përjashtim, fakti që në mënyrë sistematike PS përsërit, amplifikon e në fund noterizon qëndrime politike të Kryeministrit Berisha. Ishte i pari z. Berisha, që, i zënë në grackën e përgjakshme të Gërdecit, kërkoi nga opozita të mos ta shfrytëzonte politikisht këtë "fatkeqësi kombëtare". Dhe fill pas tij, u shfaqën në tribunën e PS kryetari Rama apo "hirësia gri" e PS, për të lëshuar deklaratën-rozë se "PS nuk kishte ndërmend ta shfrytëzonte politikisht tragjedinë e Gërdecit". Një deklaratë kjo, e pasuar nga qëndrime konkrete, që i la pa mend militantët socialistë, të cilët me të drejtë pyesnin njëri-tjetrin se në ç‘moment duhet të bëjë politikë opozita, në qoftë se nuk bën as atëherë kur qeveria vret popullin e vet? Gjithsesi, historia e përcjelljes së qëndrimeve të Berishës nga megafoni i PS vazhdoi me ndryshimet e Kushtetutës. Idenë e hodhi i pari antikushtetuesi Berisha, ai që kushtetutën e 1998 nuk e njohu kurrë dhe e urrejti gjithmonë. Por, promotorët në publik dhe mbrojtësit e zjarrtë të këtyre ndryshimeve u bënë pikërisht "reformatorët" socialistë. Idenë për të "filtruar" në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit dekretet e Presidentit, e hodhi Berisha, por ata që propozuan dhe insistuan në ndryshimin e rregullores së Kuvendit për të materializuar idenë e tij, duke injoruar edhe vetë Kushtetutën, ishin pikërisht eksponentët e PS. Tollovinë e projektligjit të ri për Prokurorinë e Shtetit e krijoi Berisha, por atë projektligj e shpalli si "kalin e betejës" së opozitës Edi Rama. Idenë e "depolitizimit" të komisioneve zgjedhore e hodhi në fillim të verës Berisha, por ata që e kapën në ajër dhe po kërkojnë ta realizojnë janë pikërisht "shokët" socialistë.
Të flasim hapur. Përtej ndjeshmërive "partizane" që autori i këtyre radhëve ka, si person i angazhuar politikisht, ky "mirëkuptim" i paprecedent PD-PS (d.m.th., Berisha-Rama) e ky qetësim i papritur i detit të trazuar të politikës shqiptare, ka befasuar e shushatur gjithkënd në Shqipëri e jashtë saj. A thua po përjetojmë epokën e konsensusit të madh? Kështu po duan të na thonë. Veçse, është një konsensus i bazuar mbi krim. Madje, mbi shumë krime.
I pari, në rendin e prioriteteve, është krimi shtetëror i Gërdecit, i cili e trembi si asnjëherë (dhe me të drejtë) z. Berisha, por që, çuditërisht, trembi akoma më shumë kryetarin Rama. Sigurisht, trimëria nuk është virtyt i kryetarit trupgjatë e zëtrashë. Këtë gjë e di mirë Berisha, e di mirë rioshi Bogdani dhe e di shumë mirë "amazona" e PD, Jozi Topalli, e cila pak ditë pas Gërdecit, pasi ishte marrë edhe ftesa për NATO, iu vërsul nga tribuna e Parlamentit kryetarit të PS, me disa akuza nga ato që u bëhen banditëve dhe hajdutëve të rrugës. Dhe Rama heshti. Dhe atëherë edhe më flegmatiku i socialistëve, mendoi se këtu ka diçka që nuk shkon. Këtu ka një vullnet përndryshe të padeshifrueshëm, që kërkon të mbysë ulërimën e Gërdecit, ose në rastin më të lehtë, ta banalizojë atë duke e ulur në nivelin e "aksidentit teknologjik". Pikërisht siç rreket të bëjë sot e gjithë ditën Kryeministri me ndërgjegje të pëgërë.
I dyti krim i kohës së "konsensusit", apo siç thotë dikush, i kohës së kolerës, është vrasja e Kushtetutës. "Nuk kishim ç‘bënim", deklaroi në një moment sinqeriteti (apo narcizizmi) një nga ata reformistët socialistë të të gjitha kohërave, "Berisha na vuri përpara alternativës: që t‘ju jap modelin zgjedhor, duhet të më jepni 5 nene të Kushtetutës". Ishin pikërisht nenet, që i hiqnin palcën kurrizore dokumentit themeltar të shtetit. Ta kishin marrë vesh këtë hata të gatuar nga mendje anti-shtet, themeluesit e të majtës shqiptare, që kanë qenë njëkohësisht dhe ideatorët dhe krijuesit e shtetit shqiptar, që nga Sami Frashëri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Nikollë Ivanaj, Fan Noli e të tjerë, do të rrotulloheshin gjithë potere aty thellë në varr.
Por, përse një sakrificë kaq e madhe për hir të një modeli të ri zgjedhor? Përgjigjen kësaj pyetje ia dha një tjetër "reformator" i PS, nga ata të përjetshmit: "Me anë të këtij modeli të ri zgjedhor, proporcionalo-rajonal, kërkojmë të eliminojmë partitë virtuale". Në masturbimin e vet narcizist, eksperti socialist i zgjedhjeve për pak sa nuk bëri një lapsus frojdian, duke e ilustruar idenë me emrin e LSI-së (por edhe ashtu, të gjithë e kuptuan dëshirën e fshehtë të tij). Kemi hyrë kështu në krimin e tretë të këtyre kohëve gri të "konsensusit të madh", që është vrasja e zgjedhjeve. Pikërisht ajo! Dhe pikërisht ata, PD e PS. Saliu ua njeh gustot kanibaleske hierarkëve të PS, ndaj që në fillim u hodhi kockën e radhës, duke u thënë "reformën zgjedhore ia kam lënë opozitës". Dhe këta, nën thirrjen "opozita jemi ne", fillimisht vajtën e gjetën një sistem zgjedhor (spanjollin!) dhe iu vunë hartimit të një ligji zgjedhor plot prita e artifica, me qëllimin e vetëm (të miratuar e të noterizuar plot hare nga Berisha) që të goditen aleatët që bezdisin (dhe këtu nuk ka nevojë për një lapsus frojdian, për ta kuptuar se objektivi i koneve rozë të Saliut është LSI).
Deri tani, ideatorët e dështuar socialistë të skemave të dështuara elektorale, janë ngazëllyer me efektet mediatike të ligësisë e të intrigës së tyre. Por tani vijnë ditë të vështira, tani loja bëhet e rëndë, dhe nuk është çudi që ata një ditë të bukur të braktisen e të linçohen nga vetë turma e kanibalëve të tjerë të PS. Është fundi i njohur (asnjëherë i lumtur) i karaktereve të tillë njerëzorë. Ndërkohë, kjo histori e përsëritur marrëveshjesh të paprincipta me PD për të vendosur zgjedhjet në tavolinë, kësaj radhe do ta ngarkojë PS e lidershipin e saj pa identitet me një përgjegjësi historike, që mund të shënojë edhe rrënimin e saj politik e moral: me përgjegjësinë e një shkatërrimi të ri të zgjedhjeve, që kësaj radhe do të jetë fatal për vendin, për të majtën e sigurisht për vetë PS.
Dhe mbërrijmë kështu tek indet materiale të "konsensusit të madh". Që janë pasuritë përrallore që bosët e PD e PS kanë vënë, pas një histerie plaçkitjeje të paskrupullt të pasurisë kombëtare. Troje, pallate, aksione, llogari bankare: një histori e frikshme korrupsioni, rrënjët e të cilit janë përhapur e gërshetuar thellë nën tokë, si rrënjët e gramit. Në atmosferën e "konsensusit të madh", Berisha po përpiqet t‘i kthejë këto gërshetime transversale të korrupsionit, në themele të vetë shtetit. Duke zëvendësuar ligjin dhe institucionet, me ujditë e fshehta dhe shantazhet e tipit mafioz. Dhe me heshtje. Shumë heshtje janë grumbulluar në këto 18 vjet të tranzicionit shqiptar. Heshtje për vrasjet e 2 prillit, për djegiet e shkollave, spitaleve, fabrikave e fermave. Heshtje për piramidat, për shkatërrimin e programuar të shtetit në 1997 dhe vrasjen e 4 mijë shqiptarëve, për vrasjen e deputetit Hajdari, për grushtin e shtetit të 14 shtatorit. Heshtje mafioze, mbi të cilat ngrihet sot "konsensusi i madh" PD-PS.
Heshtje mafioze, me të cilat po kërkohet të mbyten histori të tjera mafioze, si ajo që ka për protagonist Kryeministrin Berisha dhe një nga krerët e klanit serb të Zemunit dhe të mafies ballkanike, Damir Fazliçin. Dhe me që ra fjala, shumë histori e shumë lidhje me serbë "të këqij" po ka në këtë jetën e pasur të Kryeministrit tonë, Berisha, që mbeten për t‘u sqaruar. Pas një ortakërie të turpshme me "Klanin e Zemunit" në furnizimin me naftë të makinës ushtarake serbe, pas kontakteve sekrete me Milosheviçin, të pohuara nga vetë ai, pas qëndrimeve pro-serbe gjatë luftës së Kosovës, shqiptarët mësojnë edhe një tjetër faqe të panjohur të Kryeministrit të tyre: miqësinë me kryebatakçiun e kryespiunin serb, mikun e kasapëve Arkan e Legija, mikun gjithashtu të Vuk Jeremiçit e të gregarëve të tjerë të sojit Milosheviç, Bullatoviç e Fikret Abdiç. Aq sa neve, pasardhësve të atyre që një ditë rrezikuan të bëheshin qytetarë të një republike të shtatë jugosllave, sot na duket vetja se jetojmë në republikën e shtatë të krimit.
Sado dëshpëruese dhe e pashpresë të duket situate, gjithkush e di, gjithkush e ndjen në ajër se nemesis nuk do të vonojë të vijë. Dhe përgjegjësit e instalimit të këtij shteti mafioz, qofshin ata në pushtet a në opozitë, do të përfundojnë si në flakët e Ferrit të Dantes, makar edhe duke i gërryer skalpin njëri-tjetrit, si kont Ugolini armik-mikut të tij, Farinata degli Uberti.