Shqipëria, fond të përhershëm për Kosovën
Kreu i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, u ka dërguar dje drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar, një letër, përmes së cilës kërkon krijimin e një fondi të përhershëm për arsimin dhe kulturën në Kosovë.
"Siç jeni në dijeni, Kosova, me fillimet e saj si shtet, po kalon vështirësi të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet. Me rastin e vizitës së Presidentit Sejdiu në Tiranë, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar e konsideron të arsyeshme t‘ju propozojë marrjen e një vendimi në Kuvendin e Shqipërisë për mbështetje konkrete ndaj Kosovës. Edhe pse Konferenca e Donatorëve është shprehur për akordimin e ndihmës së shpejtë ndaj Kosovës, ajo nuk është aspak e mjaftueshme dhe Shqipëria nuk mund të rrijë mënjanë duke u mjaftuar me lobimet për njohjen e pavarësisë, apo disa takime protokollare mbi bashkëpunimin. Edhe për shumë vite, qeveria e Kosovës do të ketë vështirësi të jashtëzakonshme, ndaj është obligim që Shqipëria të miratojë themelimin e një fondi të përhershëm për të lehtësuar sadopak barrën e rëndë të qeverisë së Kosovës në këto vite, veçanërisht për arsimin e kulturën. Shqipëria tashmë e ka nivelin ekonomik për të përballuar pa vështirësi një grant të përvitshëm prej 50 milionë eurosh për Kosovën. Ky do ishte një gjest inkurajues edhe për vendet donatore që ende nuk i kanë derdhur kontributet. Fondi do ishte jo vetëm për çështjen e arsimit e kulturës shqiptare, por edhe për pakicat etnike e do të ndikonte në përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndërmjet tyre, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve", thuhet në këtë letër.