Nese do ta kishim studiuar me mire Marksin
Kriza e fundit, që po kalon sistemi botëror, ka vënë në lëvizje jo vetëm politikën, por edhe mendimin teorik. Kriza duket shumë më e gjerë, e ndoshta edhe më e thellë. Teoritë ekonomike të vlerësuara me çmimin "Nobel" vetëm një vit më parë, tashmë janë bërë objekt kritikash. Shekullarizimi, demokracia liberale, ekonomia e tregut të lirë dhe shteti juridik, tipare këto të globalizmit (i shndërruar gati në obsesion) tashmë kanë filluar të vihen në dyshim edhe nga vetë ithtarët e globalizmit. Pro-globalistët mundohen të tregojnë se kriza e sotme është pasojë e një mosrakordimi të shpejtë mes tregtisë së lirë dhe institucioneve globale politike. Prandaj, kërkohet ndërhyrja me shtet të fortë dhe jo liberal.
Përpjekjet e para drejt realizimit të kësaj ideje po i bën Evropa. Presidenti francez, Sarkozi, është vetëm njëri nga ata që po artikulon këtë nevojë (sigurisht duke pasur parësore interesat e Francës). Kundërshtarët e globalizmit po tregojnë se globalizmi nuk ka përmbushur deri më sot premtimet që u bënë në fillimet e kësaj teorie. Të tjerë pohojnë se globalizimi e imponon ekonominë e mbështetur në borxhe, çka rezulton me rritjen e paparashikueshme të borxheve e të krizave të borxheve. Por, pavarësisht debateve, kriza vazhdon me sistemin domino (të favorizuar më së miri nga globalizimi).
Pra, duket sikur asnjë teori, asnjë praktikë dhe asnjë ideologji, nuk mund japë tani për tani një zgjidhje të menjëhershme të nyjës së shkaktuar nga kriza. Nuk janë të pakët zërat sot në botë, që pretendojnë "këputjen" e nyjës. Por duket se mendimi politiko-ekonomik po i rikthehet me më vëmendje Marksit. Duket se asgjë nuk do ta çudiste Marksin, nëse do të jetonte sot. Madje, sikundër janë shprehur dhe personalitete të tjera, ai do të buzëqeshte duke thënë: Unë e kam parashikuar!
Është vetëm ideja, që po të përmendësh Marksin, ke rikthyer "komunizmin rus" që i mban akoma mjaft individë, politikanë dhe intelektualë, të tkurrur për t‘iu referuar teorive të tij. Në fakt, Marksi, për herë të parë në historinë e mendimit njerëzor, tregoi se studimi i shoqërisë niset nga ekonomia. Ajo dhe vetëm ajo përcakton politikën. Kjo e fundit i hap ose jo rrugë zhvillimit të mëtejshëm, por nuk del dot kurrsesi në kah të kundërt me të. Kapitalizmi ngrihet mbi konkurrencën, e cila aq sa i hap rrugë progresit, aq edhe sjell në treg fuqinë e më të fortit. Ligji i më të fortit do të diktojë pashmangësish dhe politikën e kohës. Kjo ishte në fund të fundit analiza që bënte Marksi.
Nëse do t‘i hidhnim pak sytë në atë që ka ndodhur e po ndodh në botën e sotme, nuk mund të mos vëmë re sa dhe si kanë përfituar shtetet e fuqishme në kurriz të vendeve në zhvillim. Shtetet perëndimore i kanë shtyrë shtetet e varfra të heqin barrierat e tregtisë, por ato nuk i hoqën barrierat e veta, duke i ndaluar me këtë shtetet në zhvillim të eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore, duke u hequr atyre çdo mundësi për të përfituar nga eksportet.
Marksi nuk mohoi zhvillimin që vjen nga ndërkombëtarizimi i kapitalizmit. Megjithëse ai e quajti internacionalizëm, duke e parë në një këndvështrim tjetër. Por, Marksi parashikoi që ky globalizim, kur të ketë "mbaruar" resurset e veta, do të pjellë pashmangësisht krizën e madhe të sistemit.
Realisht, globalizimi ka sjellë deri me sot një tërësi elementesh pozitivë, që e kanë shtyrë njerëzimin shumë herë përpara. Për shkak të globalizimit, shumë njerëz në botë tani jetojnë më gjatë se më parë, kurse standardi i jetës së tyre është shumë më i lartë. Globalizimi ka zbutur ndjenjën e izolimit, që ka ndjerë pjesa më e madhe e botës në zhvillim.
Përqindja e njerëzve, që në vendet në zhvillim jetojnë me të ardhura nën 1 dollar amerikan në ditë, është përgjysmuar brenda vetëm njëzet viteve. Demokracia është shtrirë në pothuaj 62.5% të vendeve të botës (kaq të paktën është shifra e vitit 2008 për kombet që realizojnë të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e saj. Shumë njerëzve u janë krijuar mundësi më të madhe për dije, madje më të madhe sesa të njeriut më të pasur në cilindo shtet, në shekullin e kaluar.
Por Marksi, duke analizuar më këndvështrimin e tij kapitalizmin, theksonte se konkurrenca dhe ndëkombëtarizimi i kapitalit, krijimi i korporatave gjigante, nuk mund të shkojnë gjatë me socializimin e shoqërisë. E thënë më thjeshtë, konkurrenca nuk pyet për të varfrin, dhe as për zhvillimin e tij social. Prandaj dhe propaganda dhe shkëlqimi që mori teza e shtetit social, që u duk si parajsë e vogël për të varfrit, e humbi jo vetëm shkëlqimin, por dhe të ardhmen. Ka disa dhjetëvjeçarë që bota e zhvilluar flet për shanse të barabarta, por jo për ndihmë sociale.
Ja si shprehet një ndër njohësit e mirë të globalizimit dhe ish-kreu i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë në SHBA, Jozeph E. Stiglitz: "Jo befasisht, politikat e institucioneve ndërkombëtare ekonomike, janë shpesh të lidhura ngushtë me interesat tregtare dhe financiare të institucioneve në shtetet e zhvilluara industriale. Vendimet e cilitdo institucion natyrshëm reflektojnë pikëpamjet dhe interesat e njerëzve që i marrin këto vendime. Për fshatarët në shtetet në zhvillim, të cilët duhet të punojnë me mund për t‘ia paguar huatë e vendit të tyre, FMN-së ose për biznesmenët që bartin barrën e pagesës së taksave me vlerë të shtuar që ua imponon FMN-ja, sistemi i tanishëm i udhëhequr nga FMN-ja është sistem ku ata nuk kanë përfaqësuesit e tyre në trupën, e cila ua vë ato taksa". As më shumë e as më pak, por një ide e thënë me kohë nga Marksi.
Por ku u gabua në të gjithë këtë proces ndërkombëtar? Çfarë nuk shkoi sipas rrjedhës që solli këtë krizë, e cila nuk dihet sa do të zgjasë dhe ç‘pasoja do të ketë? Marksi sërish na vjen në ndihmë, kur thotë se krizat janë dukuri organike e sistemit kapitalist. E rëndësishme është të shikohet sa thellë dëmton kjo krizë marrëdhëniet në prodhim. Ja ç‘na sjell në vëmendje sërish Stiglitz: "Globalizimi mund të ritrajtohet. Dhe kur të ndodhë kjo, në mënyrë të duhur dhe të udhëhequr mirë, pra kur të gjitha shtetet të marrin pjesë në vendimet prej të cilave ndikohen, atëherë do të jetë e mundur të krijohet një ekonomi globale e re, ku zhvillimi ekonomik do të jetë më i gjatë e më i qëndrueshëm, e ku frytet e këtij zhvillimi do të ndahen në mënyrë më të barabartë".