Duka uron Spanjën: “Edhe në Shqipëri u festua”

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka u dërgoi letrea urimi presidentit të UEFA-s, Mishel Platini për organimin me me sukses të Kampionatit Europian dhe dhe kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Vijar, për fitimin e titullit kampion.
"Për më shumë se tre javë, i gjithe kontinenti dhe bota, kanë përjetuar dhe shijuar kënaqësinë e vecantë që prodhon një eveniment i tillë", - shkruan Duka në letrën e tij drjetuar presidentit të UEFA-s.
"Pa më të voglin dyshim, Euro 2008-a, ishte eventi më cilësor dhe më i organizuar i futbollit europian deri tani". Me të njëjtat tone të ngrohta, bosi i futbollit shqiptar i është drejtuar edhe homolugu të tij spanjoll, Angel Maria Vijar.
"Fitorja e Spanjës në Kampionatin Europian, ka qenë një sukses i merituar, i cili është përcjellur gëzueshëm dhe në Shqipëri"", shkruan njëshi i topit kuqezi, duke shprehur besimin qe marredheniet mes dy institucioneve (FSHF-FSF) do të njohin vetëm zhvillime të reja në një frymë vëllazërore.