Fabregas në qiellin e shtatë

Pas një sezoni mbresëlënës te Arsenali në Angli, Sesk Fabregas përjetoi një gëzim të jashtëzakonshëm me Kombëtaren e Spanjës, duke u shpallur kampion i Europës. Mesfushori 21-vjecr thotë: "Është dita më e bukur e jetës sime. Dyzet e katër vjet më pas ne shpërthejmë sërish. Është një nga trofetë më të bukur që mudn të fitohet dhe atë e ëndërron kushdo. Tani kemi një tjetër objektiv të fitojmë pas dy vjetësh Kupën e Botës".
Një i vdekur, 52 të arrestuar
Një tifoz i ekipit të Spanjës, kampiones së re të Europës, gjeti vdekjen ditën e hënë në Madrid. Burri 40-vjecar kishte rënë me kokë në tokë dhe ishte në gjëndje të pirë. Forcat e rendit në Madrid ndaluan gjatë festimeve të cmendura 52 persona. 26 prej tyre u shtruan në spital, ndërkohë që një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Rekord teleshikuesish ne Spanje
Pasi kishte regjistruar një mestare prej 12.87 milionë teleshikuesish gjatë ndeshjes Spanjë-Rusi, televizioni spanjoll theu edhe rekordin e audiencës gjatë finales Spanjë-Gjermani me 14.48 milionë shkikues mesatarisht. Gjatë golit të Fernando Torresit, 17.69 mililonë persona ishin pranë televizorit.