E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skuadra ideale, dominon Spanja

Ekipi Teknik i UEFA-s shpalli edhe ekipin më të mirë të Euro 2009-s, ku nga 23 lojtarët e skuadrës ideale, nëntë prej tyre janë spanjollë. Lojtarët u pëzgjodhën nga një grup prej 9 specialistësh me përvojë të madhe në futboll, dhe që ndoqën cdo ndeshje në kampionat. Edhe ata ranë në dakord që ekipi i Luis Aragones ishte më i sukseshmi në finalet e Austri-Zvicër 2008. Suprizë është fakti, që Gjermania, edhe pse u shpall nënkampione e Europës, ka vetëm tre lojtarë nga katër të tillë, që ka Rusia. Dy janë nga Holanda e Portugalia, dhe nga një lojtar në skuadrën ideale kanë Turqia, Kroacia e Italia. Drejtori teknik i UEFA-s, Andi Roksbur, pohoi se lojtarët nuk ishin zgjedhur nga reputacionit apo fama e tyre, por në nga Ekipi Teknik u përzgjodhën atë që dhanë më shumë gjatë Europianit.
EKIPI IDEAL "EURO 2008"
Portierë: Xhanluixhi Bufon (Itali), Iker Kasijas (Spanjë), Edvin van der Sar (Holandë).
Mbrotjës: Bosingva (Portugali), Filipi Lahm (Gjermani), Karlos Marcena (Spanjë), Pepe (Portugali), Karles Pujol (Spanjë), Juri Zhirkov (Rusi).
Mesfushorë: Hamit Altıntop (Turqi), Luka Modric (Kroaci), Markos Sena (Spanjë), Ksavi Hernandez (Spanjë), Konstantin Zirjanov (Rusi), Mikael Balak (Gjermani), Sesk Fabregas (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë), Lukas Podolski (Gjermani), Uesli Shnajder (Holandë).
Sulmues: Andrei Arshavin (Rusi), Roman Pavlucenko (Rusi), Fernando Torres (Spanjë), David Vija (Spanjë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›