E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa prezente në përkujtimin e heroit Adem Jashari

Skuadra e Besës konfirmon pjesëmarrjen e saj në trofeun tradicional që zhvillohet në Kosovë, “Jetojmë me lavdinë tuaj”. Aktiviteti organizohet në nder të komandantit legjendar, Adem Jashari, në datat 4 dhe 5 mars.

Në të do të marrin pjesë, përveç Besës së Kavajës, edhe klubet e Drenicës (Kosovë), Bogovinës (Maqedoni), dhe Albanian Stars (SHBA), klub i përbëre nga lojtarë shqiptaro-amerikan.

Shorti për përcaktimin e ndeshjeve do të hidhet ditën e mërkurë në orën 12:00. Menjëherë pas saj do të luhet edhe ndeshja e parë, dhe më pas e dyta. Finalja do të zhvillohet ditën e enjte në orën 14:00, në stadiumin e Prishtinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›