Barcelona shenjëstron futbollistin David Silva
Barcelonë - David Silva është vënë edhe në shenjestrën e klubit të Barcelonës. Futbollisti i Valencias ka arritur të bëjë për vete trajnerin Pep Guardiola, i cili kërkon me ngulm shërbimet e tij. Lajmin për interesimin e Barçës e publikon e përditshmja spanjolle Sport.
Sipas kësaj gazete, Guardiola e ngjason shumë Silvën me ish-shokun e tij në Barcelonën e dikurshme, Mikael Laudrup. Kalimi i Silves në Barcelonë mund të kryhet që në merkaton e kësaj vere, nëse klubet dhe lojtari bien dakort. Për David Silvën e interesuar është edhe skuadra e Juventusit, e cila është në kërkim të pasardhësit të Pavel Nedvedit.