E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Jemi të kënaqur me punën e Murinjos

Milano - Morati shprehet tepër i kënaqur me punën e bërë nga tekniku Hoze Murinjo në skuadrën e Interit. Në një deklaratë për shtyp ai nuk jep asgjë me siguri lidhur me kohën e qëndrimit të teknikut portugez në stolin e skuadrës së tij.

“Jemi të kënaqur që Hoze Murinjo punon në klubin tonë. Nuk është aspak e rëndësishme se sa do të qëndrojë ai me ne. Me rëndësi është që të fitojmë sa më shumë trofe gjatë kohës që ai drejton skuadrën e Interit”, deklaron presidenti i kampioneve, Masimo Morati.

Skuadra e Interit vazhdon të jetë në krye të Serisë A me 7 pikë diferencë nga Juventusi i vendit të dytë, megjithëse në ndeshjen e fundit u ndal ne barazim nga Roma.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›