Besa zhyt Tiranën në Kavajë
Këtë herë edhe pse me një fushë plot me ujë dhe me baltë si në ndeshjen e parë në fazën e dytë të kampionatit, Besa e ka mundur bindshëm Tiranën. Kavajasit me shumë mungesa në formacionin bazë kanë zhvilluar një nga lojërat e tyre më të bukura në këtë sezon. Tirana vazhdon të shfaqë probleme, teksa në fushën e lojës është parë një ekip shumë i tensionuar, ku kartonët e verdhë kanë qenë të shumtë. Ndeshja Që në minutat e para në fushën e lojës të dyja ekipet janë shfaqur agresive. Tirana rrezikon e para me Muzakën, mirëpo vetëm pak minuta më pas në të 9-n gjyqtari do të akordonte një penallti të pastër në favor të Besës, pas pengimit të Xhafës nga Lila. Durrsaku Bledar Mancaku do të ekzekutonte saktë, duke kaluar kavajasit në avantazh. Në minutën e 45-të të ndeshjes mbrojtësi kavajas Arapi bën një ndërhyrje të ashpër në dëm të Muzakës dhe gjyqtari e nxjerr me të kuqe. Kavajasit mbeten me 10 futbollistë dhe në këtë moment trajneri Duro detyrohet që të bëjë eksperimente. Në pjesën e dytë për habinë e të gjithëve mbrojtës i krahut të majtë bëhet D.Xhafa, sulmuesi kryesor i Besës. Ndërsa përkrah tij në qendër të mbrojtjes kavajase ishte pozicionuar Paulin Dhëmbi, në vend të Alban Dragushës. Manovra sulmuese bardheblu fuqizohet dhe goli është objektivi kryesor. Ahmataj do të rrezikonte seriozisht portën kavajase me një goditje brenda zonës, por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Vetëm pak minuta më pas, në të 59’ traversa do t’i mohonte një gol Tiranës. Ishte Plaku ai që goditi me kokë pas një krosimi të Muzakës, por shtylla shpëton Besën. Në minutën e 84-ët do të vinte goli i dytë për kavajasit. Pas një goditje të Sinanit portieri Nallbani bën gabimin e dytë, duke mos e mbërthyer topin, dhe Xhafa shumë afër tij përfiton, duke e shtyrë topin për në rrjetë. Në minutat e mbetura Tirana hidhet e gjitha në sulm për të kërkuar një gol, por gjithçka është e kotë, pasi Besa ruan deri në fund avantazhin e saj.Skënderbeu-VllazniaE nisur të luhet me një top të bardhë dhe e përfunduar me një top të kuq në një terren të zbardhur nga bora, Skënderbeu i rinovuar me 5 debutime lojtarësh (Asllani, Grizha, Malindi, Roshi, Lefskaroski) barazoi pa gola me Vllazninë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Gjithsesi, ndeshja pati disa raste. Enco Malindi, blerja e re e Skënderbeut rrezikoi në minutën e 7-të dhe reagoi veterani i Vllaznisë, Armir Grima, ndërsa nga ana tjetër u kundërpërgjigj kosovari Ilir Nallbani me dy goditje në portën e korçarëve të mbrojtur nga ana e maqedonasit Kusturanov. Rasti më kulmor i takimit të zhvilluar në temperaturë nën zero gradë, ishte ai i sulmuesit anglez të Vllaznisë, Xhemi Feniks, ky i fundit i pati të gjitha mundësitë për të realizuar, por topi i goditur prej tij ngeci për shkak të baltës në pak centimetër larg vijës fatale. KUPA E SHQIPëRISëTuri çerekfinal Dje Besa – Tirana 2-0Mancaku 9’(p), Xhafaj 84’Skënderbeu – Vllaznia 0-0Gramozi – Teuta (u ndërpre në të 30’)Sot Shkumbini – Dinamo(Ndeshjet e kthimit luhen më 24 shkurt)