E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Olimpiakosit, racizëm ndaj shqiptarit Panajot Kone

Nga Fatjon Kodra
Trajneri i Olimpiakosit, Takis Lemonis ka lëshuar ofendime raciste ndaj futbollistit shqiptar të AEK-ut të Athinës, Panajot Kone. Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes AEK-Olimpiakos të luajtur në dielën në kampionatin grek dhe që ka përfunduar në barazim 3-3. Gjatë një momenti gjaknxehtësie midis Rilvaldos dhe Kones, të cilët kanë debatuar për pak sekonda, pankina e Olimpiaksot ka lëshuar një sërë ofendimesh ndaj lojtarit të lindur në Tiranë. Vecanërisht, trajneri Lemonis ka qenë ndër më aktivët, duke e ofenduar futbollistin për origjinën e tij shqiptare. Ndërkaq, tekniku i njohur i ka përsëritur të sharat e tij edhe gjatë takimit, sa herë që Kone afrohej në vijën anësore pranë pankinës së bardhekuqve. Futbollisti 19-vjecar, sipas asaj që kanë shkruar mediat greke, kanë lënë fushën e lojës duke qarë, ndërkohë që lojtarët e tjerë të AEK-ut kanë denoncuar menjëherë pas takimit aktin e trajnerit, duke bërë që në media të hapet një debat i madh. Lajmi i ofendimit të Kones nga trajneri Lemonis fillimisht është publikuar në gazetën greke "Sportday". Reagimi i trajnerit Menjëherë pasi është vënë në dijeni të akuzave që kanë ardhur nga AEK-u, trajneri i Olimpiakosit, Takis Lemonis ka bërë një deklaratë për mediat. "Për sa i përket lajmit të publikuar në gazetën ‘Sportday', sipas të cilit unë kam ofenduar futbollistin e AEK-ut, Kone, deklaroj se kjo nuk ka të bëjë kategorikisht me realitetin. Unë nuk e kam ofenduar aspak këtë futbollist. Gjatë kohës që kam qenë në fushë jam përpjekur që të krijoj një frymë miqësore me lojtarët kundërshtarë dhe askush nuk ka të drejtë të më ofendojë në këtë mënyrë mua dhe personin tim. Në këtë mënyrë, kam vendosur që të ndjek rrugën ligjore për të mbrojtut dinjitetin tim", - ka deklaruar Takis Lemonis duke saktësuar se ai ka ndërmend të padisë gazetën "Sportday" që ka publikuar e para e artikullin. Akuzat e Kones Fill pas deklaratës së trajnerit të Olimpiakosit ka ardhur edhe përgjigja e menjëhershme e Panajot Kones nëpërmjet zyrës për shtyp të klubit të AEK-ut. "Pasi u njoha me deklaratën e strajnerti Lemonis në lidhje me artikullin e botuar nga gazeta ‘Sportday' ndjej se duhet të nxjerr në pah të vërtetën e kësaj cështjeje, - thuhet në deklaratën e Kones. – Gjatë debatit që pata me Rivaldon, ata që nodheshin në pankinën e Olimpiakosit, përfshi edhe trajnerin Lemonis, më sulmuan me fraza raciste duke iu referuar origjinës sime shqiptare", - shkruhet në deklaratën e mesfushorit të skuadrës greke. Ndërkaq, klubi i AEK-ut të Thinës ka bërë të ditur se do t'i drejtohet FIFA-s për t'i kërkuar që trajneri i Olimpiakosit, Takis Lemonis të ndëshkohet sipas rregullores së FIFA-s. EPISODET 2 episode racizmi ndaj shqiptarëve kanë nodhur brenda dy ditësh në Greqi. Kështu, në fillim ishte Sotir Nini ai që ra pre e ofendimeve raciste të tifozëve, ndërsa më pas Panajot Kone është ofenduar nga trajneri i Olimpiakosit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›