Menaxherët pushtojnë "Akropolosi" ku ri Shqiperia U-21

Lojtarët e kombëtares Shpresa nuk kanë mundur t'i shpëtojnë interesimit të menaxherëve të ndryshëm që kanë pushtuar hotel Akropoli në Athinë, ku ishte akomoduar kombëtarja U-21. Shumë zbulues talentesh kanë kërkuar informacion për lojtarët dhe kanë kërkuar të takohen me disa prej tyre, por gjithcka ka ndodhur në orët e pasdites. Në shënjestrën e tyre kanë qenë lojtarët më të spikatur të Shpresave, që pritet të kenë një të ardhme të ndritur. Gjatë seancës stërvitore asnjëri prej menaxherëve nuk ka shkuar në stadium për t'i parë lojtarët. Ndërkaq, pritet që sot në stadiumin "Neapolis" të jenë të pranishëm menaxherë të shumtë, zbulues talentesh dhe trajnerë të skuadrave greke për të pikasur ndonjë talent të vlefshëm. Një rast i mirë që kuqezinjtë të tregojnë vlerat e tyre të vërteta dhe të paraqiten sa më mirë në vitrinë për të thithur sa më shumë oferta.