Panajot Kone: Kunder Shqipërisë, asnjë emocion

Talenti shqiptar i AEK-ut, Panajot Kone për ironi të fatit do të luajë ndeshjen e tij të parë me fanellën e Greqisë U-21 pikërisht ndaj Shqipërisë. Gjithsesi, duket se për tiranasin e konvertuar në grek, përballja me vendlindjen e tij nuk do t'i krijojë asnjë emocion të vecantë dhe se ai e pret si një sfidë të zakonshme. Pak minuta pas ndeshjes midis AEK Athinë dhe Olimpiakos, Kone do të jepte dhe një deklaratë të shkurtër për gazetan "Goal news" në lidhje me këtë ndeshje. "Të luaj ndaj Shqipërisë? Nuk më krijon asnjë emocion, për mua do të jetë një ndeshje e zakonshme si gjithë të tjerat. Nuk paraqet asgjë të vecantë, përvec faktit se unë do të luaj ndeshjen e parë me fanellën e Greqisë dhe kjo është një kënaqësi më vete", do të deklaronte Panajot Kone në lidhje me këtë miqësore. Mesfushori i talentuar luan prej një viti e gjysmë me AEK-un dhe mban në kurrizh numrin 10.