E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema: Ja si do të luajë Shqipëria U-21 kunder Greqise

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit U-21, Artan Bushati ka deklaruar se ai ende nuk e ka vendosur përfundimisht formacionin me të cilin do të luajë sot ndaj Greqisë. Gjithsesi, tekniku ka përmenduar edhe lojtarët tek të cilët do të mbështetet pesha kryesore e skuadrës në këtë sfidë. "Lojtarë si Koliqi, Lila, Lika apo Progni do të mbajën peshën kryesorë në skuadër dhe gjithcka do të sillet rreth tyre", - është shprehur Bushati. Formacioni i mundshë me të cilin tekniku do të luajë sot ndaj greqisë është ky: në portë do të jetë si gjithmonë Koliqi, ndërsa në mbrojtje do të jenë si zakonisht Lila, Arapi, Guga dhe Ramazani. Në mesfushë do të rreshtohen Ferraj, Lika, Sefa dhe Caushaj. Sulm do të jetë dyshja Progni-Malindi. Bushati i mungojnë lojtarë të rëndësishëm si Bakaj, Sukaj dhe Hyka.

Formacioni i mundshëm
Koliqi
Lila- Arapi- Ramazani- Guga
Ferraj -Sefa -Lika -Caushaj
Malindi- Progri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›