E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha godet shtyllën në Hamburg-A.Bielefeld 1-1

Vetëm tre ditë pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues Ligës s Kampioneve kundër Osasunës (0-0), Hamburgu realizoi një tjetër barazim, por kësaj radhë në javën e parë të Bundesligës. Para 49.713 shikuesëve në "Aol Arena" Hamburgu arriti të barazojë 1-1 me Arminian e Bielefeldit.
Golin e parë e shënuan miqtë nga Bielefeldi me anë të Eigler në minutën e 32-të, ndërsa Hamburgu barazoi me anë të Boubar Sanogo në minutën e 67-të, pas një ekzekutimi perfekt të kapitenit Rafael van der Vaart, që ishte dhe një nga më të mirët në fushë.
Te Arminia e Bielefeldit mungoi mesfushori i avancuar shqiptar, Fatmir Vata, që ende nuk është gati pas operacionit. Vata, madje ishte i pranishëm ditën e enjte në stadiumin "Selman Stërmasi" ku ndoqi ndeshjen e Kupës UEFA Tirana-Kajserispor.
Ky takim pati edhe "gjurmë" shqiptare, pasi për Hamburgun u aktivizua edhe kandidati për Kombëtaren kuqezi, talenti Besart Berisha. Sulmuesi u aktivizua në minutën e 78-të në vend të Jong dhe pati dhe një rast të shkëlqyer në minutat e fundit shtesë të takimit, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›