Presidenti i Sienës, De Luka: “Bogdani vlen 6 milionë euro!”

Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i Sienës është në qendër të tratativave të merkatos verore të Serisë A. Për të janë të interesuar Udineze, Kievo, Torino dhe Roma.
Paolo De Luka, presidenti i klubit toskan, zbuloi edhe cmimin që ka vendosur për lojtarin e tij. "Duke konsideruar se është një nga sulmuesit më të mirë në merkato dhe është 29 vjec, Bogdani vlen gjashtë milionë euro. Ai është shumë mirë me ne dhe vështirë se do të lëvizë. Vetëm në rast të ofertave të parefuzueshme Siena mund ta shësë atë", pohoi De Luka, cituar nga siti kataweb.it
Numri një sienez flet edhe për merkaton e skuadrës së tij dhe për ëndërrën në Europë. "Jemi gati për të përfituar nga rastet e mundshme, por skuadra është bërë të paktën deri në 95%. Në raport me vitin e kaluar jemi më shumë të ekuilibruar dhe përcaktuesë. Ndërkoh që në skuadër kemi një përzjerrje të lojtarëve të rinj me ata me eksperiencë. Shpresojmë se do të bëjmë një sezon të qetë,por me Juventusin në Serinë B dhe me skuadrat e tjera të penalizuara kemi mundësi të kurorëzojmë ëndërrën tonë për luajtur në Europë", përfundon De Luka.
Dash Frashëri.