E Diel, 1 Nëntor 2026

Olimpik Marsejë: Lorik Cana, i shkëlqyer

Olimpiku i Marsejës vazhdon ta vlerësojë lojtarin shqiptar, mesfushorin shkatërrues Lorik Cana. Për ta patur atë të freskët në ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit francez, drejtuesit e klubit marsejez vazhdojnë të jenë në kërkim të një mbështetësi të tij.
Kështu bëhet e ditur se "senegalezi Mustafa Bajal, i konsideruar si një nga shpresat e Senef, është në provë për të qenë në krah të një Lorik Cane të shkëlqyër", shkruhet në sajtin football.fr.
Lorik Cana ishte një ndër futbollistët më të mirë gjatë ndeshjes së Kupës UEFA Yang Boys-Olimpik i Marsejës (3-3), por nuk i shpëtoi nervozizmit të zakonshëm të tij, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
Olimpiku ka barazuar në javën e parë të kampionatit francez me Sedanin 0-0,ndërkohë që ndeshja e ardhshme e marsejezëve është ajo kundër Rene.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›