E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanavaro: “Është viti i duhur që Reali të fitojë Champions”

- Si i gjykoni javët e tua të para te Reali i Madridit?
- Jam shumë i kënaqur edhe pse fillova shumë më vonë. Jam duke kryer përgatitjet me shokët e ekipit. Ditët e para kanë qenë të jashtëzakonshme, janë që të gjithë djem fantastikë, një grup i bukur për të punuar dhe argëtuar. Jemi mirë.
-Ditën e prezantimit thatë se dëshironit të njihnit Bekham, Ronaldo, Raul.... Cfarë përshtypje të bënë?
- Janë po ashtu sic i njohin të gjithë. Janë djem të thjeshtë, që e duan lojën e futbollit, që e jetojnë popullaritetin në mënyrë të qetë. Bekham dhe Ronaldo janë gjithmonë të disponueshëm për tifozët. Janë që të gjithë të rëndësishëm.
- Si e kanë pritur kampionin e Biotës?
- Mirë. Jam kapiten i Italisë dhe më kanë trajtuar shumë mirë, ashtu sic kanë bërë edhe me Van Nistelrojin dhe Emersonin. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të gjithë janë përshtatur në mënyrë fantastike për momentin.
- Kapelos i pëlqen t'i forcojë mirë skuadrat e tij. A keni një lidhje të mirë me Ramos?
- Po. Serxhio është një lojtar me të dhëna të mira fizike dhe me shumë cilësi. Duhet të rritet akoma më shumë dhe ardhmja është nga ana e tij.
Është aktualisht një nga mbrojtësit më të mirë të rinj që janë në Spanjë. Por nëse skuadra nuk e ndihmon vështirë të japë më të mirën. Në duhet t'u japim një dorë shokëve tanë, mesfushorëve, sulmuesëve, të gjithëve.
- Serxhio është vetëm 20 vjec. Janë shumë gjëra që ai duhet të mësojë
- Shpresoj që po, pasi kur unë isha i ri shikoja shumë Ferrarën, Kostakurtën dhe Maldinim. Njerëz të rëndësishëm, që kishin shumë eksperiencë dhe që më mësuan shumë. Dëshiroj të jem një shembull i mirë për Serxhion sepse gjithmonë mëson nga më të mirët.
- Në skuadër janë shumë qendërmbrojtës, por Kapelo kërkon Mekses ose Civu të Romës. Cfarë mendon?
- Unë jam vetëm një lojtar i Realit të Madridit dhe këto gjëra i vendos trajneri. Unë preferoj të flas për shokët që janë tani te Reali i Madridit.
- Emersonin e njeh mirë. Tani mesfusha me të mund të jetë po kaq e fortë si ajo braziliane?
- Efektivisht, mund të jetë shumë më e fortë dhe tani trajneri është duke menduar se cilin lojtar duhet ta vendosë përkrah Emersonit. Është Guti, një lojtar që të jep garanci, edhe pse nuk e njoh personalisht. Ne jemi në dispozicion të trajnerit për të zgjedhur midis shumë opsioneve të mira, por Emerson mbetet gjithmonë një garanci.
- Ju jeni 33-vjec, Emerson dhe Van Nistelroj nga 30-të. Keni ardhur këtu të gjithë për të fituar titullin tre vjet pas atij të fundit. Kapelo është një garanci për fitoren?
- Misteri është shumë kërkues, kërkon nga cdo lojtar të japë qind për qindëshin e tij, dhe kjo është një garanci. Mund të fitojë ose jo, por tifozët mund të qëndrojnë të sigurt, se me të, Reali do të japë gjithmonë maksimumin.
- Zidan erdhi në Madrid për të fituar Ligën e Kampioneve dhe e fitoi. Ju akoma nuk e keni fituar. Jeni kët për këtë?
- Është objektivi im pasi jam 33 vjec dhe kam arritur deri në gjysmëfinale. Dëshira ime është të luaj finalen me Realin e Madridit dhe të të fitoj kupën.
- Mund të jetë ky viti i duhur?
- Shpresoj që po. Për mua është viti i duhur.

------
Intervistë e kapitenit të Kombëtares italiane dhe lojtarit të Realit të Madridit, Fabio Kanavaro dhënë gazetës sportive spanjolle "As".

Përgatiti për albania-sport.com: Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›