Trofeu “Moretti”, Mançini: “Ishim të lodhur”

Tekniku zikaltër Roberto Mancini dha komentin e tij pas dështimit të Interit përballë Napolit dhe Juventusit në trofeun e "Birrës Morretti". "Nuk prisja më shumë pasi vinim nga një javë me të cilën kishim punuar fort. Ishte dhe suksesi në Angli kundër Uatford. Ishim tmerrësisht të lodhur. Nuk kishim shpejtësi dhe ishte normale që të mos krijonimim rastet e duhura". Interi provoi tridhëmbëshin sulmues në ndeshjen kundër Juventusit. "Është e vërtetë që e provuam. Jemi duke bërë vlërësimet për të verifikuar nëse mund ta aplikojmë atë gjatë sezonit. Tashmë provat lejohen. Disa herë ato shkojnë mirë, disa herë jo. Për momentin grupi nuk është ende i plotë, mungojnë akoma shtatë-tetë lojtarë. Do të bashkohemi në Milano në datën 17-të dhe më pas do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen e Superkupës. Gjëja më e rëndësishme është fakti që kanë ardhur lojtarë të mëdhenj, kjo vlen shumë për shpirtin e skuadrës".
Gledi Shabani