Besart Berisha vazhdon mjekimin, asnjë shpresë rikthimi në këtë sezon

Besart Berisha po vazhdon mjekimin me sukses pasi javë më parë i ishte nënshtruar një operacioni pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit. Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe bashkë me mbrojtësin e Irlandës së Veriut, Michael Duff, që ka pësuar dëmtim të njejtë si Berisha cilësohen si mungesa shumë të rëndësishme për skuadrën e Burnley në kategorinë e dytë angleze, por trajneri Steve Cotterill është i kënaqur me përparimin që ata po bëjnë. "Duff po mëson shqipen ndërsa Besarti po flet irlandisht, pra po ia kalojnë mirë", ka thënë me shaka Cotterill, ndërsa ka njoftur se pavarësisht përmirësimeve që të dy lojtarët nuk do të mund të aktivizohen në këtë sezon.
Besart Berisha ishte dëmtuar në një ndeshje miqësore të kombëtares shqiptare ndaj Maltës të zhvilluar më 22 gusht të këtij viti dhe prej atëherë vazhdon të vuajë dënimin më të rëndëqë fati mund ti sjellë një futbollisti.