E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mposhtet Cottbus i Ervin Skelës

Duket se Ervin Skelën me të vërtetë e ka braktisur fati, pavarësisht formës së mirë që ka treguar në ekipin kombëtar, e edhe të premtën në ndeshjen e radhës me skuadrën e tij Energie Cottbus në Bundesligën gjermane. Skuadra e futbollistit të kombëtares shqiptare është mposhtur në shtëpinë e saj nga Duisburg me rezultatin 1:2 dhe vazhdon të mbetet në fund të renditjes së kategorisë së parë të futbollit gjerman, madje pa arritur akoma që të shënojë fitoren e parë pas 10 javëve. Fantazisti shqiptar ka zhvilluar një 90-minutësh në të cilin skuadra e tij ka vazhduar të paraqitet e shpërfytyruar. Tashmë duket fare e qartë se Energie Cottbus do të jetë ndër kandidatet kryesore për rënie nga kategoria, përvecse nëse gjërat nuk fillojnë të përmirësohen së shpejti për skuadrën e shqiptarit Skela, që llogaritet si kontigjent i kombëtares shqiptare edhe për kualifikimet e Botërorit 2010.
Stefan Mueller

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›