E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Nuk duhet të gabojmë”

Rexhio Kalabria, Moska e Palermo. Tre transferta në gjashtë ditë. Thelbësore ajo e Ligës së Kampioneve kundër CSKA-së. Dikush nga lojtarët duhet edhe të pushojë. "Stankovic nuk do të luajë në Rexhio, duhet të jetë gati për Moskën", - tha trajneri i Interit, Roberto Mancini. "Duhet të jemi të vëmendshëm, pasi do të jetë një javë e vështirë, më e forta, pasi do të na duhet të përballojmë tre ndeshje jashtë shtëpisë brenda gjashtë ditëve. Nuk duhet të gabojmë, pasi Rexhina, CSKA-ja dhe Palermo janë teste të rëndësishme".
FORMACIONI – Është e sigurt që në fushë do të rikthehet Patrik Vieira. "Është mjaft mirë, ka mundësi të luajë, edhe pse jo gjatë gjithë ndeshjes, por një pjesë të mirë të saj. Ibrahimovic është në dyshim. "Mund të them se nëse do të jetë mirë, do të luajë". Pushim do të qëndrojë edhe Burdiso, i dëmtuar. Sulmi është gjithmonë është një problem për Interin: "Kemi pesë sulmuesë, do të shohim...". Adriano, Krespo, Suazo e Kruz luftojnë për dy vende.
RONALDO – Po kalojnë muaj, e megjitha "Fenomeni" vazhdon të mbetet një nga temat e debateve në shtëpinë zikaltër. Presidenti Morati është një tifozët e tij të apasionuar. Edhe Adriano është shprehur për gazetën italiane "Gazzetta dello Sport", se do të ishte i lumtur të luante me Ronaldon e Interi. Edhe Mancini ka mendimin e tij: "Ka qenë një nga sulmuesit më të fortë në botë, por vitet kalojnë për të gjithë. Ta shoh bashkë me Adrianon? Por ata të dy luajnë së bashku. E bëjnë këtë me Kombëtaren e tyre".
VAN DER VART – Emri i holandezit është një nga lojtarët më të përmendur në merkato. Fantazisti është në shenjëstrën e Interit. Braziliani Maksuell ndihet i lumtur, pasi e njeh shumë mirë Van der Vartin, pasi kanë luajtur të dy bashkë te Ajaksi. "I ka të gjitha cilësitë për të luajtur te Interi, por edhe disa skuadra t tjera italiane. Të shpresojmë që të vijë këtu te ne, cilësorët janë gjithmonë të mirëseardhur te Interi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›