Dallku e Curri barazojnë ndaj Metalurg Donjec

Debatik Curri dhe Armend Dallku kanë zhvilluar të premtën ndeshjen e tyre të radhës me skuadrën e tyre Vorskla Poltava në kuadër të kampionatit ukrainas vetëm dy ditë pas ndeshjes së kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë. Armend Dallku i cili ka qenë më I freskët pasi nuk ka luajtur të shtunën përballë Sllovenisë ka qenë titular dhe ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen ndaj Metalurg Donjec, përballje që është mbyllur pa gola, ndërsa Debatik Curri është future si zëvendësues në minutën e 57-të të ndeshjes. Te Metalurg ka munguar mbrojtësi tjetër i kombëtares shqiptare Elvin Beqiri i cili akoma nuk është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i pësuar disa muaj më parë. Vorskla e Currit dhe Dallkut pas kësaj ndeshjeje renditet në pozitën e 14-të të kampionatit ukrainas me 13 pikë në 12 ndeshje.