Dinamo-Besa, sfida nr 1 per kreun

Dinamo-Besa, kryendeshja e javës së 7-të do të risjellë neser në fokus futbollin tërësisht shqiptar, pas dy sfidave të Kombëtares me Slloveninë dhe Bullgarinë. Besa, bashkëkryesuesja me meritë e kampionatit të 68-të Kombëtar, do të nisë serinë e dyfishtë me dy skuadrat e tjera kryeqytetase, Dinamon (sot) dhe Partizanin (javën e ardhshme), pasi më parë ka arkivuar një fitore të bujshme me Tiranën (3-1) në javën e pestën, dhe moshtur një tjetër kampion, Elbasanin (1-0), në të gjashtën. E përpjeta e kavajsve fillon pikërisht ndaj Dinamos, që ndodhet me një pikë më pak se Besa, në gjashtë javët e para të sezonit.
CANAJ – Trajneri i Dinamos, Agim Canaj është një njohës i mirë i Besës, pasi para dy sezonesh e ka drejtuar me sukses kundërshtarin e së shtunës. Tekniku vlonjat ka pasur kohën e mjatueshme për ta përgatitur sfidën me skuadrën e rumunit Dumitresku, ekipi i të cilit nuk ka humbur asnjë ndeshje deri tani.
BIZHDILI- Trajneri rumun Silviu Dumitresku, i cili dështoi sezonin e shkuar me Apoloninë, ka luksin të ketë një nga grupet më të mira të lojtarëve, por dhe një president bujar, që ndryshe nga Kokëdhima i fierakëve, jo vetëm që rekruton lojtarët më të mirë në treg, por ndjek edhe një politikë shpërblimesh për të motivuar lojtarët e tij.
KOZMPOLITE – Të dy skuadrat janë të "pasura" me lojtarë të huaj dhe në këtë tregues Besa "peshon" me shumë. Skuadra e Bizhdilit është e përbërë nga lojtarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, por dhe nga nigerianë, kongolezë, meksikanë e haitianë me pasaportë franceze. Dinamo nga ana e saj është e mbështetur në "koloninë" kroate me Vinceticin dhe Pejicin, por dhe me nigerianin Abraham e senegelazin Diop.
HESAPET – Duke bërë një rikthim gjatë sezonit të kaluar, Besa me kualifikimin në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, provokoi edhe një furtunë pezullimesh te Dinamo, ku kulmi arriti me largimin e portierit të Kombëtares Ilion Lika nga presidenti Besnik Sulaj. Besa falë eliminimit të Dinamos, Shkumbinit në gjysmëfinae e më pas Teutës në finale, fitoi për herë të parë edhe Kupën e Shqipërisë.
JARECI – Kryesfida e nxehtë pa dyshim do të prodhojë tensionin zakonshëm në një ndeshje të rendësishme futbolli, aq më tepër në Shqipëri, ku vendimet e gjyqtarëve jo pak herë vihen në dyshim. Për ta drejtuar takimin e 108 midis Dinamos dhe Besës shorti përzgjodhi gjyqtarin ndërkombëtar Sokol Jareci.
STATISTIKA – Dinamo, 16 herë kampione, skuadra e dytë me më shumë trofe pas Tiranës (23), ka një bilanc të pasur me Besën gjatë 107 ndeshjeve të zhvilluara midis tyre: 61 fitore janë me ngjyrën "blu", 26 takime kanë përfunduar në barazim, dhe vetëm 20 fitore u përkasin "verdhezinjve", që janë në kërkim të titullit të parë kampion gjatë gjithë historisë së tyre 81- vjecare.
KATEGORIA SUPERIORE
Te shtunen
Dinamo-Besa, 17:00
Stadiumi "Qemal Stafa"
Gjyqtarë: S.Jareci
E.Bicaku-A.Mali
Të dielën
Elbasani-Tirana 14:30
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta"
Gjyqtarë: K.Meta
D.Rexha-S.Zeka
Partizani-Sënderbeu, 14:30
Stadiumi: "Qemal Stafa"
Gjyqtarë: P.Lapi
A.Guce-R.Zhuli
Shkumbini-Flamurtari, 14:30
Fusha e Peqinit
Gjyqtarë: L.Jemini
M.Dervishi-S.Elezi
Besëlidhja-Teuta, 14:30
Stadiumi "Besëlidhja, 14:30
Gjyqtarë: N.Abeshi
S.Avdo-D.Koreshi
Vllaznia-Kastrioti, 14:30
Stadiumi: "Loro Borici"
Gjyqtarë: Sh.Guce
E.Pjetrushi-L.Mustafaraj
Renditja
Skuadra Ndeshje Pike
1.Besa 6 16
2.Partizani 6 16
3.Dinamo 6 15
4.Elbasani 6 10
5.Flamurtari 6 10
6.Shkumbini 6 7
7.Vllaznia 6 6
8.Kastrioti 6 6
9.Tirana 6 4
10.Teuta 6 4
11.Skndërbeu 6 4
12.Besëlidhja 6 4