E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beselidhja - Besa 2 - 2. Gjyla e nis me pikë debutimin

Ilir Gjyla morri një pikë të vlefshme ndaj Besës në debutimin e tij si trajner i Besëlidhjes në takimin Besëlidhja-Besa (2-2), edhe pse lezhjanët luajtën për shumë minuta me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdha) të Ivanajt.
Dy herë kaloi në avantazh skuadra e Sulejman Starovës dhe në të dyja rastet Besëlidhja gjeti forcë për barazpeshuar golat. Enkel Alikaj realizoi në minutën e 39-të për Besën. Bernard Toma barazoi 1-1 në të 56'.
Shqiptari nga Maqedonia, 34-vjecari me përvojë të madhe ndërkombërtare Artim Shaqiri shënoi golin e avantazhit të dytë në minutën e 67', por maqedonasi Goce Petrevski i dhuroi pikën e cmuar trajnerit Gjyla në minutën e fundit të takimit, në të 90'.
Ky ishte edhe barazimi i 13-të në 40 takime të zhvilluara midis dy ekipeve (9 fitore Besëlidhja, 18 fitore Besa). Në javën e fundit të fazës së dytë, Besëlidhja do të përballet me Elbasanin në "Ruzhdi Bizhuta" (faza e parë 1-0 për Elbasanin), ndërsa Besa pret në shtëpi Vllazninë (faza e parë 1-1).
TRAJNERET
Ilir Gjyla (Besëlidhja): "Ta mbajmë Besëlidhjen në Superligë, pro me djemtë e Besëlidhjes, jo me mua vetëm. Jam mësuar të marr përsipër edhe disfatën ashtu edhe si mund të ndodhte. Sot jam emocionuar pasi lojtarët treguan se e meritojnë të rijne në Superligë"
Sulejman Starova (Besa): "Kishim përvallë një kundërshtar ku dhe përgjegjësia ishte shumë e latë. Kjo skuadër (Bëslidhja) ka lojtarë shumë cilësorë. Skuadrat kanë meritën e tyre por patëm vështirësi edhe për shkak të terrenit."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›