E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet finale. Kategoria Superiore.Java 21

FT-Partizani-Dinamo 1-0
FT-Beslidhja-Besa 2-2
FT-Kastrioti-Flamurtari 0-1
FT-Vllaznia-Skënderbeu 2-0
Partizani-Dinamo 1-0 PJESA E PARE Topi i parë luhet nga Partizani. Në minutën e 3-të mesfushori i avancuar i Partizanit, Elis Bakaj dha sinjalin e parë. Pejic tentoi në minutën e 15-të, por gjuajtja e sulmuesit kroat përfundoi paksa mbi vendin ku bashkohen dy shtyllat. Gjergji Muzaka goditi në të 19' nga rreth 40 metra, por silura e mesfushorit të Partizanit u bllokua nga portieri i Dinamos, Elvis Kotori. Në të 20', Pejic u gjend në zonën e Partizaznit, dylyftoi me portierin Shehi, duke shkaktuar faull. 1-0 për Partizanin. Në minutën e 21-të Gjergji Muzaka shënoi golin e parë me kokë për Partizanit, pas asistit të Elis Bakaj. Për Muzakën ky ishte goli i tetë në kampionat. Goli i shtatë që pëson Elvis Kotori. Në të 41' Bekim Kuli tentoi nga larg, por goditja ishte pa problem për portierin Shehi. Eleandro Pema (Dinamo) u ndëshkua me karton të verdhë në të 44'. Vetëm një minutë shtesë për pjesën e parë nga gjyqtari Sokol Jareci. Mbyllet pjesa e parë. Partizani, më i qartë, Dinamo, shumë e zbehtë. PJESA E DYTË Topi i parë luhet nga Dinamo 48' Bledar Devolli (Partizani) ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Dario Bodrusicit. 49' Bekim Kuli ekzekutoi një goditje të lirë por pa rrezik. 50' Senegalezi Diop ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Elis Bakaj. 51' Elis Bakaj ekzekutoi goditjen e lirë, topi përfundoi në rrjetë, por anësori Pregja sinalizoi gjyqtarin Jareci, kur dukej qartë që goli ishte i rregullt. I cuditshëm ky anulim goli. Tipike "gabim njerëzor" gjyqtari, që provokon edhe protestën e bankinës së kuqe dhe lojtarëve te anësori Pregja. Presidenti i Partizanit reagon nga tribuna VIP i nervozuar me anullimin e golit. 56' Zëvendësim Dinamo. Largohet Kuli-hyn Goran Vincetic 62' Veprime të organizuara të Partizanit, më agresive 63' Zëvendësim Dinamo. Largohet Pema-hyn argjentinasi Hanush 66' Paulin Dhembi kapet në pozicion jashtë loje nga anësori Arben Pregja, kur mesfushori i Partizanit dukej se ishte në pozicion të rregullt. Nervozohet trajneri Hasan Lika. 67' Loja është e ndalur, Muzaka i dëmtuar. 70' Zëvendësim Partizani. Largohet Muzaka-hyn Karapici 73' Zëvendësim Dinamo. Largohet Diop-hyn Ferra 75' Bakaj humbet një rast të madh, goditi nga shumë afër, por topi u përplas në trupin e një mbrojtësi të Dinamos, Dario Bodrusicit. Mundësi e mirë për golin e dytë. 78' Karton i verdhë për Nertil Ferra (Dinamo) për faull ndaj Devollit 80' Trajneri i Dinamos, Agim Canaj del i nervozuar, i pakënaqur nga loja e lojtarëve të tij. 85' Partizani administron i qetë lojën. Tifozët shpalosin flamurin gjigant në shkallët e stadiumit në tribunën D3, atë karshi. 87' Zëvendësim Partizani. Largohet Abilaliaj-hyn Enco Malindi. 88' Elis Bakaj goditi lehtë më kokë brenda zonës, por pa problem për Kotorin. 90' Karton i verdhë për Goran Vincetic (Dinamo), faull ndaj kapitenit Paulin Dhembi. 91' Zëvendësim Partizani. Largohet Dhembi-hyn Hasmetaj. 92' Mbyllet ndeshja. Partizani fiton 1-0. hapet kampionati. Tani diferenca Dinamo-Partizani është vetëm tri pikë: Dinamo, 42, Partizani, 39. ATMOSFERA E gjitha e kuqe. Flamuri gjigant i "demave të kuq" dhe banderola të shumta në karshinë e "Qemal Stafës": "Forca demat e kuq, ultras Partizani", "Demi i kuq", "Partizani, legjenda e futbollit", por edhe një banderolë në kujtim të djalit të presidentit Xhani, "Skëndër Xhani në zemrat e tifozëve". Edhe tifozët blu kishin rreshtuar një numër të madh banderolash: "Dinamo-1950-Shqipëri", "Dinamo, shkollë e futbollit shqiptar", "Forca Dinamo", por dhe "Elvis Kotori, akrobati" e "Sokol Ishka, xixëllonja" Kategoria Superiore Java 21 Partizani-Dinamo 1-0 21' Gjergji Muzaka Besëlidhja-Besa 2-2 56' Toma, 89' Petreski/ 39' Alikaj, 67' Shaqiri Kastrioti-Flamurtari 0-1 31' Denis Mema Vllaznia-Skënderbeu 2-0 45+1' Delain, 90'Jusufi Të premten Teuta-Tirana 0-0 Shkumbini-Elbasani 1-0 4' Dabulla

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›