Partizani- Dinamo, sfida për titull

Dinamo, kryesuesja e Superligës me 42 pikë, shpreson të përsërisë fitoren e fazës së parë me Partizanin (2-0) për të krijuar një diferencë të qartë 9-pikëshe nga ndjekësi i saj më i afërt dhe për të hedhur një hap të madh drejt titullit të saj të 17-të.
Partizani, 15 herë kampion i Shqipërisë, ka si objektiv të vetëm fitoren ndaj bluve të Agim Canajt. Partizani-Dinamo do të luhet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" dhe do të transmetohet direkt nga televizioni "Vizion Plus" (ora 14:30). Në takimet e tjera: Vllaznia do të përballet me Skënderbeun e vendit të fundit, Besëlidhja në premierën e Ilir Gjylës pret Besën dhe Kastrioti do të luajë në "Selman Stërmasi" me Flamurtarin.
Kategoria Superiore
Java 21
Të premten
Teuta-Tirana 0-0
Shkumbini-Elbasani 1-0
Sot
Partizani-Dinamo (Q.Stafa)
Besëlidhja-Besa
Kastrioti-Flamurtari (S. Stërmasi)
Vllaznia-Skënderbeu
* Ndeshjet fillojnë në orën 14:30