E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis, kreu vetëm sa i embël!

Bylisi rimori kreun e kampionatit të Kategorisë së Parë, tashmë me një pikë më shumë se Lushnja, falë fitores 1-0 në transfertë me Naftëtarin në Kucovë. Golin e vetëm të takimit e realizoi Klevis Roshi në minutën e 50-të. Edhe Apolonia fitoi 1-0 me Erzenin në Shijak (gol i Dhramit), dhe u barazua me pikë me Lushnjën e vendit të dytë (me nga 41 pikë). Tomori fitoi në shtëpi 1-0 me Turbinën e Cërrikut, duke u ngjitur në vendin e 15-të nga 18 ekipe që ka Kategoria e Parë. Derbi Bilisht Sport-Pogradeci u nda i bardhë 0-0. Fitore minimale 1-0 arriti edhe Luftëtari me Skraparin në Gjirokastër. Golin e realizoi Nertil Stoja (23').
Të premten, ADA arriti edhe fitoren më të bujshme në javën e 20-të të kategorisë inferiore, duke mundur 6-0 Tepelenën: Galica 5', 31', Hasani 35', Tafili 38', Lini 40', Nimani 61'.
Laci fitoi me Dajtin 1-0 (Mustafaraj 69'), Gramshi humbi në shtëpi me Lushnjën 0-3 ( Elezi 33' Sefa 58' Bubeqi 87'). Burreli arriti një fitore të cmuar 1-0 në transfertë me Sopotin e Librazhdit me golin e Celës (65').
KATEGORIA E PARE
JAVA 20
Të shtunën
Bilishti - Pogradeci 0-0
Naftetari - Bylis 0-1
Tomori - Turbina 1-0
Luftetari - Skrapari 1-0
Erzeni - Apolonia 0-1
Të premten
Laci - Dajti 1-0
Gramshi - Lushnja 0-3
Sopoti - Burreli 0-1
Ada - Tepelena 6-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›