Agim Canaj shkarkohet nga Dinamo

Trajneri më i sigurt në Superligë deri pak orë para fillimit të derbit Partizani-Dinamo, tani është një i papunë. Sagës së shkarkimi të trajnerëve të Kategorisë Superiore iu shtua edhe emri i Agim Canaj, i cili u shkarkua nga drejtuesit e Dinamos, pas humbjes me Partizanin (1-0) në derbin e së shtunës. Lajmi jepet nga televizoni informativ "ORA NEWS".
Dinamo, që kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë se Partizani, nuk kishte fituar në tre ndeshjet e fundit, madje nuk kishte arritur të shënonte asnjë gol.
Të gjitha lëvizjet
TIRANA: Sulejman Starova (java 1-3), Ardian Mema (4), Astrit Hafizi(5-18), Sulejman Mema (nga java 19)
TEUTA: Hysen Dedja (java 1-5), Gentian Begeja (6-12), Kristaq Mile (nga java 13 e në vazhdim)
BESA: Silviu Dumitresku (rumun, java 1-12), Ilirjan Haxhia (13), Sulejman Starova (nga java 14 e në vazhdim)
KASTRIOTI – Ramazan Ndreu (java 1-6), Vasil Bici (nga java 7 e në vazhdim)
SKËNDERBEU – Petrika Konomi (Java 1), Renato Rrapo (java 2, 12, 14-18 e në vazhdim), Faruk Sejdini (3-11), Shkëlqim Velo (java 13), Renato Rrapo (nga java 18).
BESËLIDHJA- Stavri Nica (java 1-2), Renato Kulli (3-13), Neptun Bajko (java 14-20), Ilir Gjyla (nga java 21)
DINAMO- Agim Canaj (Java 1-21). Tr
5 TË "MBIJETUARIT"
Partizani: Hasan Lika
Flamurtari: Eqerem Memushi
Elbasani: Krenar Alihmeti
Vllaznia: Mirel Josa
Shkumbini: Gugash Magani