Shpërthen Bunjaku, dy gola në fitoren 5-0

Albert Bunjaku, kosovari 24-vjecar me pasaportë zvicerane shënoi dy nga pesë golat në fitoren 5-0 të ekipit të tij, Rot Vais Erfuhrt kundër ekipit të dytë të Volfsburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Ligës Rajonale të Veriut në Gjermani. Bunjaku shënoi golin e parë (18') dhe të tretë (59'). Me Rot Vais Erfuhrt luan edhe Blerim Rustemi.
Energi Kotbus 2 i Alban Ramaj barazoi 0-0 me Oberhausen. Borusia e Dortmundit 2 mundi 2-0 Fortunën e Duseldorfit të Bekim Kastratit (në rikuperim e sipër).