E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besëlidhja , detyrën - Skënderbeu “gjithashtu”

Besëlidhja me fitoren e tretë sezonale po në aq ndeshje me Skënderbeun (0-2), i dha grushtin e fundit skuadrës korcare, tashmë pa asnjë shpresë mbijetese në Kategorinë Superiore. Fakt që edhe trajneri Renato Rrapo e pranoi. "Tani Skënderbeu luan vetëm për të bërë detyrën", - tha trajneri i "Ujqërve të dëborës" pas humbjes së 20-të në 25 javë kampionat (e 8-ta në shtëpi).
Besëlidhja, e supermotivuar pas fitores 1-0 me Dinamon, shënoi e para nga pika e bardhë me anë të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Marius Ngjela (8'), pas penalltisë së akorduar nga gjyqtari Albano Janku për ndërhyrje të parregullt nda Ivanajt. Për Ngjelën ky ishte goli i tij i parë kundër ish-skuadrës së tij dhe i 12 sezonal. Goli i dytë mban firmën e brazilianit Da Silva në minutën e 92-të për vulosur shifrat 0-2 dhe fitoren e 4-të Besëlidhjes në transfertë (më e bujshmja mbetet ajo me Tiranën në kryeqytet).
Interesant është një fakt se lezhjanët i kanë fituar të tre takimet me Skënderbeun gjatë këtij sezoni me një diferencë dy golash: 4-2 në fazën e parë në Lezhë (drejtoi Kulli), 0-2 në fazën e dytë në Korcë (trajner Bajko) dhe sërish 0-2 në fazën e tretë (në bankinë Gjyla).
Kjo ishte fitorja e 12-të e Besëlidhjes në 30 takime kundër Skëndërbeut (11 fitore). Në javën e 26-të, Besëlidhja do të luajë ndeshjen e sezonit, pasi do të përballet në Durrës me Teutën. Skënderbeu pritet të bëjë dhuratën e radhës ndaj Tiranës në "Selman Stërmasi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›