E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen Partizani, Kastrioti protagonist

Partizani përkohësisht (për 24 orë) në vend të parë (49 pikë, Dinamo 48), por me një hap të madh fals pikërisht në "Qemal Stafa", duke barazuar pa gola me Kastriotin modest, në një ndeshje të konsideruar të fituar në letër.
Të kuqtë e Likës (në barazimin e tyre të 10-të sezonal) bënë një paraqitje të varfër, aq sa krutanët (ende pa president) u shfaqën si protagonistët e vërtetë të takimit. Erion Rizvanolli, ish-lojtari i Partizanit disa sezone më parë, mund ta kishte ndëshkuar Shehin.
"Demat" e kuq ngacmuan disa herë me Muzakën (363', topi përfundoi mbi traversë) dhe me Abilaliaj (72', topi u devijua nga Mustafa në goditje këndi). Shumë pak për të kënaqur ata pak tifozë të zhgënjyer plotësisht në impiantin më të madh në Shqipëri.
Formacioni i Ramazan Ndreut morri një pikë të cmuar në transfertë (e 5-ta në 13 javë) duke lënë përkohëisht në zonën "Kategoria e Parë" Teutën, që nga ana a saj do të luajë të dielën në kryeqyetet kundër Dinamos.
Ky ishte dhe barazimi i 4-t në 15 takime historike midis dy ekipeve (10 fitore Partizani, 1 fitore Kastrioti). Në dy takimet e para të këtij sezoni Partizani kishte fituar 0-1 (fazën e parë) dhe 2-1 (fazën e dytë).
Në javën e 26-të, Partizani ( i eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërsë) do të përballet me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa Kastrioti do të presë në "shtëpinë e marrë me qera" një tejtër protagonist për titull, Dinamon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›