INSTAT: Në janar, eksportet dhe importet kanë pësuar rënie
TIRANE – Efektet e krizës së eurozonës, por edhe moti i keq që goditi pjesën veriore dhe verilindore të vendit ka shkaktuar një ulje të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë me partnerët e saj.
Instituti i Statistikave ka konstatuar se në janar të këtij viti kanë pësuar rënie si importet ashtu edhe eksportet. Nga të dhënat e INSTAT rezulton se janë eksportuar 13.4 miliardë lekë mallra, me ulje 18.8% në krahasim me dhjetorin 2011 dhe një rënie me 9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë që janë importuar rreth 35 miliardë lekë produkte me ulje 33% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe rritje 3.7% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Deficiti tregtar i vendit në janar arriti vlerën e 21.5 miliardë lekëve. Shifrat e fundit të INSTAT-it për rënie të eksporteve dhe importeve dëshmojnë për ulje të konsumit në vend. Kjo përfaqëson aktualisht edhe një ndër problemet kryesore të ekonomisë.
Banka e Shqipërisë e ka konsideruar rritjen e konsumit si mënyrën më të mirë për të nxitur zhvillimin e ekonomisë vendase, në kushtet e ndikimit të krizës së eurozonës. Pak ditë më parë Guvernatori Ardian Fullani deklaroi se ka filluar të ndihet një rigjallërim i konsumit, gjë që përbën një sinjal pozitiv për ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti.
(er.nu/news24/BalkanWeb)