Tiranë, tentoi të ndalte një sherr mes të rinjsh, plagoset polici
TIRANE – Një efektiv i policisë së Tiranës ka marrë plagë të rënda, ndërsa po përpiqej të ndalte një sherr mes disa të rinjsh në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Fusha e aviacionit”, kur efektivi Nuredin.G ndërhyri për të ndarë disa të rinj që po goditeshin me njëri-tjetrin me mjete të forta.
Mësohet se autori i plagosjes së punonjësit të policisë është 17 vjeçari A.M , i cili është shoqëruar në komisariat.
(er.nu/BalkanWeb)