Besëlidhja kthehet tek fitorja, Pogradeci në pikiatë
Besëlidhja-Pogradeci 3-1
Shënues: A. Dibra 56, K. Çerepi 59, B. Kepi 88
Besëlidhja-Pogradeci 3-1
GOLAT A. Didra 56, K. Dibra 77, Kepi 88/ Çerepi 59
Besëlidhja: Xhika, Kepi, K. Dibra, Peqini, Shytani, Beqiri, Pepaj, A. Dibra, Ruben Danaj Çutra 70), Lekaj (Gruda 46), Figuri (Malasi 46).
Trajner: Sokol Meta
Pogradeci: Miraka, Pere, Bufasi, Çerepi, Pura, Zguro (Çela 70), Jahaj (Çekiç 61), Shyti, Pengu, Hysehllari, Mullaj (Laçka 82)
TRAINER Ardian Abazaj
GJYQTARË Shkëlqim Guçe (Lushnje), Gjovalin Bori, Sonil Zeka (Shkodër)
KARTONË TË VERDHË Xhika 8, Peqini 75, K. Dibra 78/ Mullaj 9
Skuadra e Besëlidhjes arriti të marrë fitoren e parë në fushën e saj ndaj skuadrës së rënë Superliga, Pogradecit me rezultatin 3-1. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Serinë e golave për Besëlidhjen e hapi A. Dibra në minutën e 56-të. Por pa kaluar tre minuta, Pogradeci barazoi me anë të Çerepit. Presioni i madh i skuadrës vendase u konkretizua me anë të K. Dibrës në minutën e 76-të. Goli i sigurisë për Besëlidhjen do të vinte në minutën e 88-të me anë të B. Kepit. Me fitoren e arritur, skuadra lezhiane kthehet në pretendimet e saj reale për ngjitjen në Superligë. Skuadra e Pogradecit nga ana tjetër, duket se do ta ketë shumë të vështirë këtë sezon për të synuar sërish Superligën.
Trajneri i Besëlidhjes, Sokol Meta: Falënderoj presidentin e ekipit, i cili na ka qëndruar shumë pranë në momentet më kritike. Në këtë ndeshje e shpërblyem besimin e tij me një fitore dhe lojë të bukur, Gjithashtu dua të falënderoj Dibrën, i cili me dy golat e tij u tregua përcaktues për skuadrën tonë.
