E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burreli me nëntë lojtarë merr tri pikë ndaj Himarës

Në një ndeshje të tensionuar dhe me katër kartona të kuq, Burreli merr tre pikë të rëndësishme në Vlorë ndaj Himarës

 

 

Nga: Elton Nika

  Himara-Burreli  0-1

  Shënuesi: Pirani 10

Himara: Bifsha, Hyso, Qëndro, Idrizi, Alo, Stara, Kuci, Hoxha (Gjondeda 68), Qejavani (Rustemi 46)Fasko (Dervishi65) Skënderaj. R.Nenaj.

Burreli: Xhika, Mellani, Hotaj, E.Mata, Pjetrani, Rrusja, H.Mata, Lopci(Proda70) (Celaj89), Lekaj, Pirani, Përfati (Lifja60).Trajner: F. Hasani.Gjyqtar.A.Kamberaj, E.Pashaj, S.Hasanaj, Patos

Kartona të verdhë: Fasko 65, Kuci 70, Përfati 30, Mata 75

Kartona të kuq: Stara 20, Pirani 20, Hotaj 6, Dalipi 60

Burreli mund Himarën në stadiumin Flamurtari me reziltatin 1-0. Goli i Piranit në minutën e 10-të i ka dhënë një trepikësh me shumë vlera. Ndeshja ka patur shumë tension, ku kartonët e kuq kanë qënë katër të tillë. Kjo ndeshje është ndërprerë disa herë për shkak të tensionit në fushë dhe jashtë saj. Drejtuesit e Himarës kanë shfaqur hapur kontestimin e tyre për gjyqtarët e takimit dhe kryesisht për kryesorin Kamberaj. Në minutën e 10-të do të vijë dhe momenti fatal për Himarën, ku Pirani përfiton pas një topi të kthyer gabimisht drejt portierit dhe  përballë Bifshës realizon golin, që në fund të takimit do të rezultonte me vlerën e tri pikëve. Debatet dhe tensionet nisin që në pjesën e parë, ku pas një ndërhyrje të fortë në mesin e fushës, pas debatit mes Sarës dhe Piranit, përfshihen të gjithë futbollistët duke krijuar shqetësim dhe thuajse kaos ku nuk do të mungonin edhe debatet. Gjyqtari ndërhyn duke larguar të dy futbollistët nga fusha e lojës me karton të kuq. Edhe në 45 minutat e dyta është sërish Himara që kërkon të dominojë. Pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, gjyqtari i tregon kartonin e kuq mbrojtësit Hotaj, i cili ndërhyn keq ndaj Skënderajt. Në këtë rast ndërhyn edhe Dalipi, i cili po kryente nxemjen pas porte, duke debatuar me gjyqtarin, i cili e ndëshkon me karton të kuq. Pas momenteve te tensionit, Burrelin mbrohet më të gjitha mënyrat, ndaj Himarës që luan thuajse në gjysmëfushën e miqve. Rastet nuk mungojnë, por lojtarët e Himarës u mungon qartësia përpara portës. Ndeshja me gjithë kohën shtesë mbyllet me fitoren e Burrelit, që siguron një tre pikësh me 9 lojtarë në fushën e lojës, ndërsa Himara dorëzohet, duke marrë humbjen e parë në këtë kampionat.

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›