E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo barazon në Gramsh, kthehet qetësia në skuadër

Skuadra dinamovite ka barazuar në një ndeshje që është ndërprerë për disa minuta për shkak të tensionit në fushën e lojës

 

Nga: Artan Paja

Gramshi- Dinamo 1-1

Golat: Kote 15′, Ferraj 21′

Gramshi: Koci, Kaloshi, [Lena 63] S. Kaloshi, [Mehmetaj 66] Bella, Marishta, Kote ,Kuci, Trashi, Çekrezi, [Çapja 53 ] Lezi.   TrajnerE. Mustafraj.

Dinamo: Lamellari, Kule, Likmetaj, Rexhepi, Sulejmani, Rakipi, [Hilton 81] Serjani, [Kenga 46] Muca, Çezar, Matko, Ferraj. Trajner: E. Zhupa

Kartona të Verdhë: Kaloshi, Kote, Mehmetaj, Kule

Skuadrat e Gramshit dhe Dinamos ndanë nga një pikë midis tyre në ndeshjen e dytë të KAtegorisë së Parë. Edhe pse vinin nga pozita të ndryshme pas javës së parë, skuadrat e merituan barazimin në këtë ndshje. Ndeshja nisi me lamtumirën futbollistit vendas, Sajmir Bardhi, i  cili në shenjë tradicionale për largimin nga futbolli, ka shkelmuar topin nga mesi I fushës. Ndeshja më pas ka filluar e vrullshme, ku iniciatorë janë vendasit, të cilët tentojnë portën mike me anë të  Kucit, por topi pritet nga portieri Lamellari. Dinamovitët sulmojnë nga krahu i djathtë , por pas goditjes së Ferrajt, topi pritet pa problem nga Koçi. Në minutën e 15-të,  Gramshi kalon në delir, ku Kote merr në mënyrë të përsosur një top nga Kuci dhe shënon golin e pare, duke elektrizuar të pranishmit në stadium. Por ky emocion nuk ka zgjatur më shumë se 6 minuta, pasi dinamovitët barazojnë menjëherë shifrat me një gol të realizuar nga Ferraj. Fraksioni i pjesë së dytë do të sjellë freskimet e para nga të dyja skuadrat, por sërish rezultati do të mbetet i pandryshueshëm për gjatë 90-të minutave. Vlejnë të përmenden disa herë kontestimet e vendësve sa i takon gjykimit të kryesorit gjirokastrit Latifi, pretendime që kishin të bënin me disa njëanshmëri për miqtë, por edhe për mos dhënien e ndërhyrjeve të gabuara. Në fund i ”dëmtuar” ka mbetur trajneri Mustafaraj, të cilit i është akorduar kartoni i kuq. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi ka reaguar edhe tifozeria vendase, ndërsa më pas ajo ka vazhduar e qetë deri në fund. Gjithsesi, skuadrat janë përshëndetur nga të pranishmit për lojën e bukur, ndërsa kolegët Mustafaraj dhe Zhupa janë ndarë miqësisht me njëri tjetrin.

Trajneri i Gramshit, E.Mustafaraj: Skuadra ra në ”kurthin” e ndeshjes së trasfertës dhe u shfaq shumë e shpërqëndruar. Kishim shumë probleme, por mbi të gjitha repartet e mesfushës dhe sulmi pothuaj ishin krejtësisht inekzistente. Luajtëm përballë një emri të madh, siç është Dinamo dhe në fund morëm atë çka merituam. Mendoj se Gramshi ka ende punë për të bërë, duke filluar qysh nga titullarët kryesorë. Shpresojmë të reagojmë në ndeshjen e rradhës.

Trajneri i Dinamos, E. Zhupa: Ndeshja përballë skuadrës së Gramshit ishte deri diku e hapur, ku ne luajtëm dhe administruam shumë mirë të dyja fraksionet. Në të vërtetë, Dinamo vinte në Gramsh për të kërkuar tri pikë të plota, por në fund mundëm vetëm të barazonim. E rëndësishme ishte, që skuadra u çlirua pas humbjes me Mamurrasin dhe në javët e ardhshme do të fillojmë ringritjen. Dua të falenderoj publikun e Gramshit dhe veçanërisht kolegun Mustafarain për ekipin që ka ndërtuar, suksese Gramshit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›