E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenduri per Ronaldon. Cristiano fiton 25 Euro ne min

TOP NEWS - Cmenduritë e kontratave të futbollistëve më të mirë të Evropës shumë shpejt do të njohin një kufi stratosferik. Kontrata e re që do të firmosë Kristiano Ronaldo me Mancester Junajted, do ti lejojë luzitanit të fitojë 25 euro në minutë nga klubi i tij, për një total prej 13 milionë euro në vit, ose më saktë 4 milionë euro më shumë në vit, se kontrata aktuale.
Asi portugez i Mancesterit, që është një ëndërr për të gjitha skuadrat më të mëdha të Evropës do të marrë majën e klasifikimit të futbollistëve më të paguar nga klubi, duke eklipsuar emra të kalibrit Bekam, Kaka apo Mesi.
Interesimi i vazhdueshëm nga Barcelona dhe Real Madrid kanë shtyrë drejtuesit e Djajve të Kuq ti ofrojnë një rinovim luzitanit, duke kaluar kufinjtë e normales me rekordin e 13 milionë eurove në sezon. Kjo është kontrata neto nga klubi, pa i shtuar përfitimet dytësore nga publiciteti.
Duke bërë një përbledhje totale të përfitimeve, Kristiano Ronaldo merr vendin e tretë në podium, pas Bekam me 22.9 milionë euro dhe Ronaldinjos me 21.5.
Sipas informacioneeve nga Portugalia fantazisti pritet të firmosë kontratrën në javët në vazhdim me një kohëzgjatje deri në vitin 2014.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›