Liga e Kampioneve. Tekniket mes zhgenjimit e gezimit

TOP NEWS - Manchester Junaitid ka hedhur një hap të vogël drejt kualifikimit në cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Djajtë e Kuq barazuan në Stad dë Zherland 1-1 me Lion ku Junaitid shënoi vetëm në minutën e 87-të me Tevez. Ky rezultat nuk e ka lënë të kënaqur trajnerin e Lion, Alen Perrin që e sheh skuadrën e tij pothuajse të eliminuar.
" Po të shohësh rezultatin mund të themi se praktikisht jemi të eliminuar-është shprehur Perrin-kështu që nuk mund të them se barazimi ishte një rezultat pozitiv. Më vjen vërtet keq për këtë pasi futbollistët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe megjithatë nuk mundën dot të ruanin avantazhin".
Ndërsa trajneri i Mancester, Aleks Ferguson shprehu të kundërtën e asaj që deklaroi Perrin për Lion.
"Ishim të vendosur për të kthyer rezultatin dhe besoj se e merituam këtë barazim-tha skocezi-Ishte një ndeshje e vështirë për ne, pasi Lion u mbrojt vërtet mirë në këtë ndeshje".
Arsenali nuk mundi dot të ndëshkojë kampionët në fuqi të Evropës, Milanin. Kuqezinjtë arritën t'i rezistonin lojës së topcinjve dhe dolën nga Emirejts Stedium me barazimin e bardhë 0-0 për të diskutuar gjithcka në San Siro. Gjithsesi ky rezultat lë shumë optimist trajnerin Vengèr për ndeshjen e pas dy javëve.
"Treguam pjekuri në fushë-u shpreh Venger-dhe kjo ishte dicka pozitive që do na ndihmojë për ndeshjen e kthimit. Dominuam në pjesën e dytë, por nuk mundëm të shfrytëzonim rastet e krijuara".
Ndërsa për trajnerin e Milanit, Karlo Anceloti, edhe pse ky rezultat konsiderohet pozitiv, kualifikimi është ende në dyshim.
"Nuk jemi të sigurt për kualifikimin-u shpreh Anceloti-Arsenal zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe ne duhet të rimarrim formën optimale se jam i sigurt se edhe në Milano Arsenal do të luajë ne te njejten menyre".
Barcelona bëri një mrekulli në ndeshjen me Selltik në Selltik Park të Glasgout. Katalanasit fituan 3-2 dhe tashmë janë pothuajse në cerekfinale të Ligës së kampioneve. Ky rezultat e ka zhgënjyer shumë trajnerin e skocisë Gordon Strakan që e shprehu këtë në konferencën pas ndeshjes.
"Është shumë zhgënjyese të shohëh të humbasësh ndeshjen kështu-pohoi Strakan- Por mund të them se Barcelona është skuadra më e mirë në botë dhe se është pretendentja për të fituar Ligën e Kampioneve".
Burimi:-