Rapolder beson te Fatmir Vata

Uve Rapolder, trajneri i Tus Koblenz beson shumë te një fitore kundër Mainc 05 në ditën e parë të fazës së dytë. Tekniku beson shumë te forma e rigjetur e Fatmir Vatës, por dhe të blerja e re, shqiptarit me pasaportë finlandeze, Njazi Kuqi. Me skaudrën e Tus u bashkua gjatë merkatos dimërore edhe Isak Boakye, i cili ka luajtur më parë me Fatmir Vatën te Arminia Bielfeld në vitin 2004, kur ekipi drejtohej pikërisht nga Uve Rapolder. Në atë kohë luanin për Arminian edhe Klodian Duro dhe Ervin Skela. Nga Tus Koblenz u huazua te Dinamo në Shqipëri mesfushori shqiptaro-maqedonas, Artim Pollozhani.