E Shtunë, 31 Tetor 2026

Endri Tafaj nuk bind Hibernians

Mesfushori i Tiranës, Endri Tafaj, edhe pse është pëlqyer nga drejtuesit e Hibernians në Maltë, nuk do të jetë pjesë e ekipit maltez për pjesën tjetër të sezonit.
Vlerësimet për të kanë qenë pozitive, por me kushtet e tanishme Hibernians u duhet një lojtar me eksperiencë dhe të bëj diferencën.
Këtë kriter tradicional e plotëson kamerunasi Abada Fish, i cili në Shqipëri ka luajtur me Tiranën dhe Flamurtarin. Fish do të jetë lojtari i tretë i huaj i Hibernians.
Tiranasi është kthyer në Shqipëri për të vazhduar aventurën me bardheblutë.Megjithatë, drejtuesit e Hibernians e kanë ftuar sërish Endri Tafaj gjatë merkatos së verës

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›