Eklipsohet Beckham: Kapello e le jashte Anglise

Aurel Borici - Top News
Telenovelës Kapelo-Bekam i shtohet me një tjetër seri: përjashtimi i mesfushorit nga lista e futbollistëve për miqësoren Angli-Zvicër, e programuar për të mërkurën e ardhshme. Lajmi që prej kohësh ka qenë në qarkullim në mediat britanike është zyrtarizuar pas zbardhjes së listës: Bekam duhet ende të presë për të festuar ndeshjen e tij numër 100 me fanellën e kombëtares. Motivimi ka qenë i përgatitur prej kohësh: Bekam nuk luan një ndeshje të vërtetë me skuadrën e tij, që nga muaji nëntor, kur zbriti në fushë me formacionin e "Tre Luanëve", për eliminatoret e evropianit, kur Kroacisë në Uembli. Fakti që mesfushori i Los Anxhelos Galaksi stërvitet prej kohësh me Arsenalin nuk e ka bindur Kapelon, që nuk është menduar gjatë për ta lënë jashtë skuadre edhe këtë herë. Dhe për të qenë i qartë Kapelo ka komunikuar me Bekam, duke i shpjeguar arsyet e vendimit të tij, e njëkohësisht duke i konfimuar se dera e përfaqësueses nuk është mbyllur ende për të. Edhe Bekam i ka komunikuar Kapelos se ndihet në formë të mirë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Nuk është hera e parë që tekniku italian refuzon paraqitjet e mesfushorit në fushë: historia ka ndodhur edhe më parë në Madrid, ku Kapelo nuk bindej asnjëherë nga figura që bënte britaniku në stërvitje.