E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati i NBA: Fitojne Toronto dhe Cleveland

Klara Asqeriu - Top News
Andrea Barnjani ishte shënuesi më i mirë i Torontos në fitoren 122-83 ndaj Uashington Uizards, duke marrë hak për humbjen në kohën shtesë që Reptors morën vetëm një ditë më parë. Sportisti italian ishte protagonist bashkë me asistet e Kalderon, duke bërë që Toronto të shpresojë për marrjen e dy lojtarëve në ‘All Star Game'.
Sukses edhe për skuadrën e Klivlendit në fushën e Portlend, me vetëm një pikë diferencë. Lebron Xhejms shënoi me një kalim të bukur koshin vendimtar në sekondën e fundit, duke befasuar Blezërs që shpërdoruan një avantazh prej 14 pikësh.
Sakramento ka kaluar pengesën Sharlot me një paraqitje të bukur nga Bred Miller, i cili shënoi 22 pikë dhe mori 21 topa në tabelë. Shkatërrim total për Milluoki Baks që ka humbur me një diferencë shokuese prej 43 pikësh ndaj Filadelfias. Vendasit kanë dominuar në të gjitha periodat e garës, duke përfituar nga mungesa e Red për Milluokin.
Një ndeshje zhgënjyese për Cikagon në fushën e Minesotas, të humbur 83-67 me Bulls, që e mbyllin me nivelin më të ulët të pikëve këtë sezon. 26 pikët e Xheferson ishin të mjaftueshme për Minesotën që të dalë fituese.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›