E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Edgar Çani transferohet te Palermo

Edgar Cani, talenti shqiptar i Peskarës, i cili ka befasuar jo pak ambientin sportiv italian me paraqitjet e tij realizoi një hap të madh në karrierën e tij të re sportive, atë të kalimit nga Peskara e Serisë C1/B në Serinë A, te Palermo duke u bashkuar te skuadra siciliane me portierin e Kombëtares së Shpresave, Saimir Ujkani.
"Bobo Vieri Junior", sic etiketohet shpesh bomberi shqiptar 18-vjecar nga media sportive italiane, është një nga tre lojtarët e rinj të blerë nga Palermo, së bashku edhe me Giovio e Di Mateo.
Lajmi për kalimin e yllit më të ri shqiptar është dhënë nga siti prestigjioz italian goal.it, por dhe nga tuttomercatoweb.it.
Cani do të jetë kështu lojtari i pestë shqiptar në Serinë A italiane per kete sezon, së bashku edhe me Igli Taren (Lacio), Erion Bogdani (Livorno), Valon Berhami (Lacio) dhe Saimir Ujkani (Palermo).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›