![]()
Besian Idrizaj, një nga lojtarët që trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric e dëshiron fort në përfaqësuesen kuqezi, realizoi një tripletë në fitoren 3-2 të Liverpulit të Rafa Benitez në testin me Wrexham të Ligës angleze (kategoria e tretë).
Shqiptari 19-vjecar familja e të cilit jeton në Austri, shënoi golat brenda 22 minutash. Golin e parë e shënoi në minutën e 4-t, kur realizoi pas një harkimi të Penant, të dytin në të 16' sërish me asistin e Penant dhe në të 26',po kjo dyshe prodhoi golin e tretë të Besian. Një sukses personal i aspirantit me pasaportë shqiptare, ndërkohë që Idrizaj pati dhe një rast tjetër në minutën e 50 për të shënuar një "poker" golash. Gjithsesi formacioni i Liverpulit ishte i nivelit të dytë, ku mungonin emrat e njohur.
Wrexham 2-3 Liverpool - Highlights