Trabzonspori vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë

Në turin e dytë të kupës Intertoto skuadra e Trabzonsportit do të ndeshet me ekipin shqiptar Vllazninë. Për të dalë sa më mirë në këtë takim kjo skuadër po vazhdon një stërvitje dy herë në ditë.
Me datë 8 në orën 19:00 do të jetë edhe ndeshja e shumë pritur. Stërvitjen e sotme të skuadrës e kanë ndjekur te gjithë drejtuesit e këtij ekipi duke filluar që nga presidenti i Klubit, Nuri Albajrak dhe deri te tifozët e skuadrës, shkruan siti turk haberler.com
I vetmi problem për trajnerin Zija Dogab është dëmtimi i portierit Tolga Zengin. Me gjithat aktivizimi i tij ndaj Vllaznisë përsëri mund të realizohet, por do të pritet se si do të jetë gjëndaj e lojtarit. Për të përmirësuar sa më shpejt gjendjen e tij doktori i skuadrës po bën të pamundurën që ai të jetë gati. Si presidenti i Klubit dhe trajneri i saj janë shumë opptimstë për këtë ndeshje dhe presin që të marrin një fitore që mund të jetë e mjaftueshme edhe për ndeshjen e dytë.