E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllaven Belupo përforcohet me Marijo Juriqin

Lojtari polivalent i Shibenikut, Marijo Juriq, e kreu lëvizjen shumë të pritshme sipas mediave kroate. Ai kaloi te Sllaven Belupo e Koprivnicës për një kontratë 3-vjecare. Ky është lojtari i dytë i Shibenikut që kalon te Sllaveni, pas Cavalit, ndërsa Jambrushiq ka bërë rrugën e kundërt.
Javën e ardhshme, Sllaveni do vazhdojë stërvitjet në Slloveni, ku do të luajë disa miqësore. Kështu përballë tij do të jenë rumunët e CFR Kluzhit (9 korrik, 18.30), Sarajevo (11 korrik) dhe Verzheja të ligës së tretë sllovene më 13 korrik. Përgatitjet në Slloveni do vazhdojnë 7 ditë.
Belupo fiton 4-0, ikën portieri
Sllaveni ka fituar dje 4-0 miqësoren me Pitomacin, ndeshje që u luajt në fushën e kësaj të fundit. Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Jajalo, Tepuriq, Poljak dhe Radovnikoviq. Në këtë ndeshje miqësore, trajneri Krunosllav Jurciq provoi disa lojtarë që nuk ishin më parë në radhët e ekipit. Të tillë janë nigeriani Egharevba si dhe mbrojtësi i qendrës, gjermani Tajhman, por sipas faqeve sportive kroate, të dy lojtarët nuk treguan cilësi të larta dhe mund të mos jenë si përforcime për Kupën UEFA. Skuadra nga Koprivnica do të mbetet pa portierin Robert Lisjak, që ka shërbyer për një kohë të gjatë në ekip. Nga Sllaveni ka ikur edhe mesfushori Krunosllav Prpiq. Ja formacioni i Belupos në këtë miqësore:
Rodiq (Buliq 59'), Kokaloviq, Radovnikoviq, Tajhman (Vucak 46'), Deliq, Shomoci, Jajalo, Poljak, Boshnjak (Radicek 46'), Tepuriq, Egharevba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›