Kujtim Shala: Unë dhe Davor Shukeri, tmerri i mbrojtjeve

Nga Bledar Kuka
Kujtim Shala është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë të Kosovës, në të gjitha kohët. Tepër i lidhur me Kroacinë, ai ka dhënë një intervistë për "Jutarnji Listin" e Zagrebit, duke kujtuar kohët kur luante së bashku me Bobanin, Shukerin, Mlladenoviqin. "Mbaj mend lojtarët e Dinamos së Zagrebit, - thotë Shala, - Boban, Shuker, Mlladenoviq, Petroviq. Më të mëdhenjtë ishin Boban e Shuker. Kam qenë në dyshe sulmi me Shukerin dhe kemi qenë tmerri i mbrojtjeve në ish-Jugosllavinë". Shala tregon se ekzistonte mundësia që Fadil Vokrri të kalonte te Dinamo dhe jo te Partizani i Beogradit. "Mëkat që Vokrri nuk erdhi në Zagreb", - thotë ai. Ish-sulmuesi i njohur luajti edhe me Renesin në Francë, Shtutgarter Kikersët, Kemnic, Fortuna Dyseldorf dhe Valdof Manhajm në Gjermani, aty ku jeton edhe sot. Në kohën kur ai ishte me Dinamon, rivaliteti më i madh ishte me Crvena Zvezdën, më e forta Zvezdë e të gjitha kohëve, që doli edhe kampione e Europës më 1991. "Zvezda ishte ndër ekipet më të fortë të botës, - kujton Shala, - por me ne nuk e kishte të lehtë. Në ndeshjen e fundit ka humbur 2-3 në Zagreb. Nuk shënova dot, por shënova ndaj Partizanit të Beogradit". Me të vërtetë, "Jutarnji" shkruan se Shala ishte macja e zezë e Partizanit. Kujtimi nuk ka luajtur dot për Kosovën, pasi kjo nuk ka pasur përfaqësuese, por ka luajtur një ndeshje të vetme me kombëtaren kroate, kundër SHBA-ve. Sot, Shala ka përfunduar shkollë për trajner në Gjermani, ka qenë edhe trajner i Prishtinës, ndërsa do të donte të ishte trajner i ndonjë skuadre të kategorisë së parë në Kroaci. Djalin e tij, Andin, ka dëshirë ta veshë me fanellën e kombëtares kroate, ndonëse ai i ka mundësitë të luajë edhe për kombëtaren shqiptare.